Sipas raportit të fundit të publikuar nga Zyra e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut (OHCHR), bëhet me dije se minimumi 847 civilë kanë rënë viktimë e sulmeve ruse. Mes tyre, 64 ishin fëmijë.
Bazuar gjtihmonë në raportin e OKB-së, 1,399 civilë të tjerë, duke përfshirë mes tyre 78 fëmijë, janë plagosur deri më tani, kryesisht nga bombardimet dhe sulmet ajrore.
Shumica e viktimave u shkaktuan nga armët shpërthyese, të tilla si granatimet nga artileria e rëndë dhe sistemet e raketave me shumë tyta, si dhe nga raketat dhe sulmet ajrore, thuhet ndër të tjera.
Besohet se shifrat mund të jenë edhe më të larta, sepse OHCHR nuk ka qenë ende në gjendje të verifikojë raportet për viktimat nga disa qytete të goditura rëndë.
