Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ukrainë-Rusi, hapi i ri i luftës ndryshe

21:58 / June 1, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 1644
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Elton Metaj

Sulmi i shërbimit inteligjent dhe të sigurisë së Ukrainës ndaj flotës ajrore të Rusisë, në një goditje të paprecedentë me dronë ndaj bombarduesve të Moskës, do të hyjë padyshim në historikun e luftrave dhe betejave ushtarake. I planifikuar për një kohë gjatë, me 117 dronë që goditën më shumë se 40 avionë ushtarakë të ushtrisë ruse, goditja është pranuar edhe nga Moska, ndonëse me klasifikimin klasik se “kemi të bëjmë me një sulm terrorist”.

Pavarësisht klasifikimit dhe publikimeve a reagimeve të njërës apo tjetrës palë në konflikt, goditja nga ajri me dronë ndaj avionëve të stacionuar rreth 5 mijë kilometër larg Kievit, përbën një operacion të mirëkoordinuar mes inteligjencës dhe forcës ushtarake.

Me shtabin provizor të sulmit, që sipas burimeve të sigurisë ukrainase, ishte ngritur pranë njërës prej zyrave rajonale të FSB-së (shërbimit rus të sigurisë), me dronët që dilnin nga kamionët për të përfunduar drejt bazave ajrore të ushtrisë së Putinit, thuajse në çdo cep të Rusisë së madhe dhe me realizimin me sukses të nxjerrjes jashtë territorit rus të njerëzve të përfshirë, goditja do të shenjojë perfeksionimin e një modeli të ri lufte. Një skenar lufte, ku ushtritë përleshen, por në vijën e parë të frontit janë oficerët e inteligjencës dhe njerëzit e tyre. Ata që duket se dalin nga hiçi në mes të Rusisë për t’u dhënë një mësim të vlefshëm ambicieve perandorake në Kremlin, që prej më shumë se tre vjetësh kanë mbjellë një luftë gjakatare në zemër të Evropës.

Forca e mistifikuar e ushtrisë ruse, që orvatet të thyejë prej shkurtit 2022 ushtrinë e një presidenti ish-komedian, ka brenda saj pjesën qesharake. Ata që e planifikonin kohëzgjatjen e “operacionit special” rus ndaj Ukrainës vetëm 48 orë, pas goditjes së sotme me dronë ndaj bombarduesve modernë që flinin në pista e hangarë duhet të gjejnë një mënyrë tjetër për të bërë shaka në “cirkun” e inteligjencës dhe ushtrisë ruse. Nëse janë ende aty.

Elton Metaj, 01.06.2025

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëria mbyll 3 kapitujt e parë me BE, Rama ironizon nga Brukseli: Po si thanë, nuk ka më negociata?

22:21 / July 14, 2026

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklaratës skandaloze për spastrim etnik

22:01 / July 14, 2026

Panik në ajër, fluturimi Londër–Tiranë i Ryanair zgjati 12 orë, stuhitë detyruan pilotin të bënte dy ulje emergjente, pasagjerët në revoltë

20:51 / July 14, 2026

100 mijë në bulevard, ose 800 mijë në kutitë e votimit

20:42 / July 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.