Sot, më 16 mars kemi hyrë në ditën e 21-të e luftës, ku ka patur shpërthime të njëpasnjëshme dhe një numër të madh viktimash që nga fillimi i pushtimit me 24 shkurt.
Në orët e para të mëngjesit të sotëm janë raportuar sulme edhe në qytetet jugore të Odesa-s dhe Zaporizhzhia-s. Një korrespondent për “The Economist”, Oliver Carroll tregon se ai dëgjoi shpërthime të forta në Odessa, të cilat me shumë mundësi ishin predha.
Loud in Odesa at the moment — likely anti-air systems engaging
— Oliver Carroll (@olliecarroll) March 16, 2022
Ndërkohë edhe në Zaporizhzhia, sekretari i këshillit të qytetit Anatoliy Kurtev tha se ishte sulmuar një stacion hekurudhor. Ende nuk ka të raportuar për viktima.
