Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Ulet me 9.2% konsumi i energjisë

17:40 / March 5, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
energjia2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Qytetarët janë treguar më të kujdeshëm në përdorimin e energjisë elektrike.Sipas të dhënave të INSTAT në tremuajt e fundit të vitit të 2022 familjet shqiptare kanë konsumuar më pak energji elektrike.Ndikim duket se kanë dhënë disa faktorë midis të cilëve thirrjet për kursim nga institucionet si dhe njoftimi për aplikimin e një fashë në bazë të cilës do të paguhej më tepër. Aplikimi I fashës u paralajmërua në tetor-dhjetor ku çdo kilovat/orë do të paguhej me 42 lekë por edhe pse nuk u zbatua shërbeu si një mekanizëm nxitjeje në uljen e konsumit.

Temperaturat e larta gjatë mujave të fundit të 2022 kanë bërë gjithashtu që energjia të mos përdoret për ngrohje.

Gjatë tremujorit të katërt të vitit 2022 përdorimi nga konsumatorët familjarë u ul me 9,2 % .Ndërkohë përgjatë gjithë vitit 2022 konsumi i energjisë elektrike nga qytetarët ka qenë 0.5% më e ulët ose rreth 15 gigavatorë në pak.

Edhe bizneset kanë konsumuar më pak energji elektrike . Në periudhën tetor-nëntor –dhjetor sipas INSTAT përdorimi nga konsumatorët jo familjarë u ul me 21 % .

Prodhimi vendas i energjisë elektrike arriti vlerën 1.969 GËh nga 1.588 GËh energji të prodhuar në tremujorin e katërt të vitit 2021, duke shënuar një rritje të prodhimit me 24,0 %.

Viti 2022 ishte shumë I vështirë për sektorin e energjisë elektrike pasi në tregjet ndërkombëtare çmimet arritën pikun duke u shitur me gati 1 mijë euro për megavatorë për shkak të konfliktit Rusi-Ukrainë.

Tashmë situata është stabilizuar në tregjet ndërkombëtare ,ndërkohë që edhe prodhimi vendas është përmirësuar për shkak të reshjeve të rëna gjatë muajve të parë të këtij viti.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zgjidhen sot 3 anëtarë të KLGJ, Sadushi për pagat: Dialogu s’e zëvendëson vendimin e Kushtetueses, tryeza me Ramën duhet për konsolidimin e drejtësisë

12:30 / September 25, 2026

Vodhi 69 milionë lekë/ Gjykata zbut masën e sigurisë për ish-drejtoreshën Elisabeta Mataj: nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie”

11:01 / September 25, 2026

Moti i keq/ Stuhi shiu me shkarkesa elektrike dhe erë në Fier

10:25 / September 25, 2026

Njësimi i diplomave të huaja, ndryshojnë procedurat dhe dokumentet që duhet të dorëzojnë nxënësit

09:47 / September 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.