33 raste të reja janë regjistruar në 24 orë nga 239 testime të kryera në 24 orë. Nga këto 23 janë në Tiranë, 8 në Shkodër, një në Pogradec dhe një në Kamzë.
Shqetësuese është numri i shtimit të të shtruarve në spital, ku numri ka shkuar në 82, dhjetë prej të cilëve në terapi intensive dhe një i intubuar.
E PLOTE
COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 33 raste të reja dhe 25 të shëruar në 24 orët e fundit
Rritet numri I të shtruarve në spital. 82 të shtruar dhe më shumë se 790 raste aktive në të gjithë vendin. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje qytetarëve për vetëndërgjegjësim për të zbatuar rregullat e vendosura
Dr. Eugena Tomini
Instituti i Shëndetit Publik
Gjatë javës që lamë pas kemi patur një trend të rritur të rasteve të
konfirmuara pozitiv, zgjerim të fashës së moshës së prekur me simptoma
të shprehura, shtim të rasteve të hospitalizuara, por kemi pasur edhe
humbje jete. Kjo situatë ka reflektuar faktin që kemi ende ndërgjegjësim
të ulët për respektimin e masave, por dhe prezencë të virusit me të
njejtin nivel trasmetueshmërie. Ndaj Ministria e Shëndetësisë dhe
Mbrojtjes Sociale i drejtohet qytetarëve, të tregojnë kujdes në
ambientet e punës, aty ku ofrohen shërbime dhe në çdo ambient publik,
për të respektuar masat e higjienës, distancës fizike, shmangni
kontaktet dhe vendosni maskat kur nuk është e mundur të ruhet distanca.
Ju njohim më të dhënat e 24 orëve të fundit dhe situatën epidemiologjike në vend.
Vijon të ketë shtrime të reja te qytetarëve që kanë nevojë për trajtim
spitalor si pasojë e Covid19. Aktualisht në shërbimin infektiv po marrin
trajtohen 82 pacientë, 10 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 1
është i intubuar.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 239 testime për të dyshuar të prekur
me Covid19 nga të cilat janë konfirmuar 33 raste pozitive, kryesisht
raste të reja ne proces hetimi si dhe kontakte të rasteve të konfirmuara
më herët pozitive.
Shpërndarja gjeografike e të identifikuarve pozitivë në 24 orët e fundit
është si vijon: 23 të prekur në Tiranë, 8 në Shkodër dhe nga 1 rast në
Pogradec dhe Kamëz.
Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 25 qytetarë, duke
e çuar në 1159 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.
Në vendin tonë janë aktualisht 792 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon për
vetëndërgjegjësim qytetarët, që të jenë të kujdesshëm në zbatimin e
masave të vendosura: për të ruajtur distancën fizike prej 1.5 metër nga
njëri tjetri, për të ruajtur higjienën personale dhe pwr tw mbajtur
maskat kudo ku nuk respektohet dot distanca.
Bizneset të zbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë në punë: të
dezinfektojnë ambientet, të kryejnë ajrosjen rregullisht, të përdoren
maskat apo barrierat mbrojtëse në çdo subjekt shërbimi për qytetarët,
siç e përcaktojnë protokollet e autoriteteve shëndetësore.
Shkelja e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezik për jetën dhe shëndetin e të tjerëve.
Shmangni çdo lloj grumbullimi, pasi janë rrezik për përhapjen e infeksionit.
Familjarët e pacientëve në spitale të shmangin sa më shumë vizitat,
kurse të moshuarit kur është e mundur të shmangin kontaktet me qendrat
shëndetësore, por të kontaktojnë nëpërmjet telefonit me mjekun e
familjes për barnat me rimbursim.
Telefoni në linjën e gjelbër 0800 40 40 me mjekun tuaj të familjes, për këshillim psikologjik apo informacion për Covid19.
Nëse keni shenja klinike, nëse dyshoni se jeni i prekur me Covid19,
eshte e rendesishme te qendroni te izoluar dhe telefononi Urgjencën
Kombëtare në numrin 127.
COVID-19 – Statistika (22 Qershor 2020)
Testime totale 23692
Raste pozitive 1995
Raste të shëruara 1159
Raste Aktive 792
Humbje jete 44 (Qarku Tiranë 24, Durrës 9, Fier 4, Vlorë 1, Shkodër 5, Kukës 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 366
Durrës 150
Shkodër 133
Vlorë 54
Fier 37
Korçë 18
Lezhë 14
Elbasan 10
Kukës 8
Gjirokastër 1
Berat 1
