Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lifestyle

Ulin rrezikun e depresionit, ja frutat që duhet të konsumoni

09:45 / February 27, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
frutat 1024x576 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Studimet kanë treguar se ka lidhje të ngushtë mes shëndetit të zorrëve dhe shëndetit mendor. Ajo që njerëzit hanë ndikon në mënyrën se si mendojnë dhe ndihen, dhe së fundmi, një studim i ri ka sugjeruar se kjo lidhje mund të luajë rol të rëndësishëm edhe në rrezikun e depresionit.

Një studim ka gjetur se konsumimi i frutave të familjes së agrumeve apo citroneve mund ta ulë rrezikun e depresionit për rreth 20 për qind.

Kjo lidhje nuk u gjet te frutat ose perimet e tjera, por ishte specifike për agrumet si portokalli dhe grejpfruti. Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet se depresioni është një gjendje komplekse në të cilën ndikojnë shumë faktorë.

“Nuk mund të themi se ngrënia e një portokalli do të ndryshojë menjëherë shëndetin tuaj mendor”, kanë deklaruar studiuesit, por ky zbulim mund të ndihmojë në parandalimin e tij.

Si ndikon mikrobioma e zorrëve në shëndetin mendor?

Bakteret në sistemin tretës luajnë rol të rëndësishëm në prodhimin e neurotransmetuesve si serotonina dhe dopamina, që ndikojnë në humor.

Disa baktere, si F. prausnitzii, janë thelbësorë për komunikimin mes zorrëve dhe trurit. Ky bakter ndihmon në uljen e inflamacionit në organizëm – faktor kyç i lidhur me depresionin.

Po ashtu, duhet që ekziston një lidhje midis shëndetit të zorrëve dhe depresionit, por ende po studiohen mekanizmat e saktë të kësaj lidhjeje.

Studimi ka treguar se një portokall mesatar në ditë mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të depresionit. Përfitimet ishin të pranishme edhe te frutat e tjera agrume, si grejpfruti, ndaj edhe ato mund të jenë një zgjedhje e mirë.

Agrumet janë të pasura me flavonoide si naringenina dhe formononetina, të cilat mbështesin rritjen e baktereve të dobishme dhe mund të ndihmojnë në rritjen e nivelit të serotoninës dhe dopaminës në trup.

Megjithatë, studimi nuk dëshmon se agrumet e ulin drejtpërdrejt depresionin – ai vetëm vë në dukje lidhjen mes konsumimit të tyre dhe rrezikut më të ulët të depresionit. Përveç flavonoideve, agrumet përmbajnë edhe vitaminë C, e cila mund të ketë gjithashtu një ndikim pozitiv.

A ka ushqime të tjera që mund të ndihmojnë në uljen e rrezikut të depresionit?

Ekspertët thonë se ngrënia e një diete të shëndetshme është thelbësore për shëndetin mendor.

Sipas psikologeve, studimet tregojnë se një dietë e pasur me ushqime të ultra-përpunuara lidhet me një rrezik më të lartë të depresionit, ndërsa ushqimet e plota dhe të papërpunuara ndihmojnë në mbështetjen e shëndetit të trurit.

Rekomandohet një dietë e pasur me perime, drithëra të plota dhe ushqime natyrale, ndërsa Keatley sugjeron edhe ushqime të fermentuara si kos, kimchi dhe kefir, të cilat përmbajnë probiotikë që mbështesin komunikimin midis zorrëve dhe trurit. Gjithashtu, arrat, farat dhe peshku i yndyrshëm janë të pasura me omega-3, të cilat ndihmojnë në reduktimin e inflamacionit dhe mbështesin shëndetin mendor.

depresion fruta konsum
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rrobat e reja kanë një kosto të padukshme: Pse duhen larë para përdorimit?

10:09 / August 29, 2026

Luksi bie, ankandet rriten/ Të pasurit shpenzojnë për ora, bizhuteri dhe objekte të rralla me histori

19:04 / August 14, 2026

Pse disa njerëz pickohen më shumë nga mushkonjat? Studimi zbulon rolin e aromës së trupit

15:54 / August 10, 2026

Pesë fjali që nuk duhen injoruar, sinjalet se fëmija nuk ndihet më i sigurt me prindin

19:20 / August 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.