Deputet i opozitës, Erion Piciri ka paraqitur një nismë për uljen e pagës bazë të deputetëve në masën 30 për qind. Nisma individuale e deputetit të opozitës është depozituar në Kuvend. Ai propozon që “Paga bazë mujore bruto e deputetit nuk duhet të kalojë dyfishin e pagës mesatare në nivel kombëtar dhe me gjithë komisionet, shpërblimet, dietat, transportin dhe telefonin nuk duhet të kalojnë trefishin e pagës mesatare mujore në nivel kombëtar”.
Në relacionin e nismës, Piciri thekson se në kohën kur në Shqipëri 35 % e popullsisë, e kjo sipas Bankës Botërore, ku 60% e popullsisë duan të emigrojnë, deputetët nuk mund të kenë një pagë sa trefishi i pagës mesatare.
Paga mesatare në Shqipëri është 526 mijë lekë të vjetra, ndërsa paga bazë e deputetit është 1,567,000 lekë të vjetra. Por absurdi vazhdon më tej, pasi deputetët përfitojnë shumë pothuajse po aq sa paga bazë me dietat për udhëtime, telefonat, apo pagesa ekstra për pjesëmarrjen në komisione shkon pesëfishin e pagës mesatare. Për këtë ai propozon që të jetë sa dyfishi i pagës mesatare.

