Ish-sheshi “Shqiponja”, zona që njihet te Dogana do të mbyllet këtë të shtunë për shkak të punimeve për projektin e ri të Unazës së Madhe.
Ndërkohë përsa i përket qarkullimit rrugor, rekomandohen rrugët alternative për të hyrë e dalë nga Tirana.
Megjithatë deri më tani ende nuk ka një njoftim zyrtar se si do të jenë rregullat e qarkullit gjatë kohës që do të kryehen punimet.