Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“Unaza e Madhe”/ Kryetarja e PS për Tiranën: Meta është me palën që do ta shikojë pa drita dhe rrugë Shqipërinë

21:22 / February 3, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1 49
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetarja e PS për Tiranën Blerina Gjylameti ka reaguar pas deklaratave të Presidencës për Unazën e Madhe.
Përmes një postimi në facebook, deputetja socialiste thekson se komenti mbi punët e drejtësisë nga Presidenca tregon daljen nga roli për të qenë mbi palët, ndërsa shton se Meta është bërë me palën që do ta shikojë pa drita dhe rrugë, jo vetëm Unazën e Re dhe banorët e saj, por gjithë Shqipërinë.
“Komenti mbi punët e drejtësisë nga Presidenca tregon daljen nga roli për të qenë mbi palët, duke bërë të qartë se Presidenti është me palën që do ta shikoj pa drita dhe rrugë, jo vetëm Unazën e Re dhe banorët e saj, por gjithë Shqipërinë. Ata që ankohen për Unazën e Re, janë zhurmues, nxitës të bllokimit, dhunës dhe rrëmujës. Por mbi të gjitha janë shkelës të Kushtetutës, militant që nga xhepat e cekët ju duket tesera e PD dhe LSI. Tiranën e zhvillojnë projektet për njerëzit dhe jo njerëzit që kanë alternativë dhunën”, shkruan Gjylameti.
Deputetja Gjylameti nënvizon se PS dhe institucionet pranë qeverisë qendrore dhe lokale prej kohësh janë në një komunikim të vazhdueshëm me njerëzit për të adresuar sipas fushave të përgjegjësisë shqetësimet e çdo qytetari. “Vëmendja jonë nuk ka munguar për rastin e Unazës së Re dhe për banorët e saj. Nga qëndrimi pranë familjeve që u vendosën në banesat sociale, nga dëgjesat e vazhdueshme me komunitete të zonës dhe mbi të gjitha nga insistimi i pandalur i projektit për Shqipërinë dhe Tiranën që duam, që ne kemi dashur t’i ofrojmë zhvillimit të kryeqytetit”, shkruan Gjylameti.

gazeta serbe Taulant Xhaka
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026

Përplasje në Kuvend për reformën territoriale, Berisha: Do të shkrihen edhe 20 bashki, Balla: Dezinformon

14:17 / July 20, 2026

Rama: Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për performancën mjedisore, protestat tregojnë qytetërim

13:31 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.