Vijon puna për Unazën e Madhe të Tiranës. Është kryeministri Edi Rama që ka shpërndarë disa foto nga punimet në kantier.
Kreu i qeverisë thotë se loti i 5 për Unazën e Madhe po merr formë dita-ditës. “Dhe nga Unaza e Madhe e Tiranës, ku loti 5 po merr formë dita – ditës, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama.
