Këtë vit kanë rënë në sy dukshëm trendet më të përhapur të unazave të fejesës.
Gurë të shndritshëm me ngjyrë, unaza antike, ar, ngjyrë rozë. Janë këto disa nga opsionet e pafundme që mund të zgjidhni. Ato janë ndër simbolet më karakteristike të lidhjes në fejesë midis një femre dhe një mashkulli.
Për t’u ndalur tek trendet më “in” të këtij sezoni dhe nëse ende nuk e keni ndarë mendjen se cfarë lloj modeli do të zgjidhni, ja ka po vijmë me disa nga modelet më të njohura dhe më të klikuara nga klientet femra.
Unazat Rose Gold
Ky metal në ngjyrë kaq të veçantë, i lejon nuset të shfaqin më tepër personalitet, hijeshi dhe njëkohësisht është unazë aq romantike dhe femërore!
Unazat me gur me ngjyrë
Diamantet nuk janë përfolur shumë këtë vit. Kjo, pasi ngjyra e gurit është ajo që po merr theksin kryesor! Një safir do të ngjante bukur, një smerald apo gur morgani në ngjyrë të lehtë rozë.Unazat me rreth “litar”
Do të bënit zgjedhjen më super ndonjëherë nëse zgjidhni këtë lloj unaze! Është një unazë fine dhe aspak e mërzitshme, me një “bisht”” për të thyer pak traditën!
Unazat Pav
Xixëllima vezulluese dhe shkëlqim. E gjitha kjo brenda një rrethi të thjeshtë martese. Do të verboni cilindo që do shikoni.
Unazat Vintage
Plot 11 diamantë! Do të bënit mirë ta nisnit fillimisht me llogarinë minus jetën tuaj të re bashkëshortore.