Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Unë hoqa vizat, unë ju futa në Nato”, Fevziu zë ngushtë Bashën: E bëre ti apo Berisha? Apo është spot kush e ha e ha… (Debati)

21:30 / April 1, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
basha te fevziu
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një prej spoteve elekorale të PD-së është ai ku kryedemokrati Lulzim Basha thotë “unë hoqa vizat” dhe “unë futa Shqipërinë në Nato”.

Por përballë gazetari Blendi Fevziu, Basha është vënë në siklet me pyetjen nëse është ai që i ka bërë këto arritje apo ish-kryeministri Sali Berisha. Fevziu i tha Bashës se disa prej spoteve të tij elektorale janë tepër të personalizuara dhe me imazhin e liderit, të një personi të vetëm.

“Spoti s’është për ty Blend”, i tha kryedemokrati, por përgjigja e Fevziut ishte “Atëherë është bërë për ata që mund ta hanë”…

Pjesë nga debati:

Fevziu: Thoni që hoqa vizat, e futa në Nato. A nuk ju duket pak më shumë e personalizuar? Të njëjtën gjë thoshte dhe Berisha, unë hoqa vizat, unë ju futa në NATO…

Basha: Ky spot nuk është bërë për ty Blend, as për gazetarët që ke këtu

Fevziu: Është bërë për ata që mund ta hanë domethënë

Basha: Ky spot është bërë për të kuptuar diferencën se ku ishim dhe ku jemi sot. Beteja brenda vetes, një nga gjërat më të rënda që ka pllakosur Shqipërinë është humbja e besimit te vetvetja, te njëri-tjetri.

Fevziu: Pse kaq i personalizuar?

Basha: Një nga arsyet kryesore është për t’i kujtuar shqiptarëve forcën që ne kemi si komb. Nuk është bërë që një gazetar ta marrë dhe të thotë e keni bërë ju Basha. Unë kam rolin tim…Ju keni qenë aty dhe e dini fare mirë, pasi u bëra ministër i Jashtëm më pyetët, “si duken punët”. Në atë moment shanset ishin 100% për Kroacinë, 60% për Maqedoninë dhe shumë të vogla për Shqipërinë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi mblidhet sot në orën 10:00, votohet buxheti 2027 dhe paketa fiskale, opozita me 40 amendamente

08:37 / November 26, 2026

Konferenca e Dytë e Investimeve BE – Ballkani Perëndimor/ Rama ndan pamjet: Tirana po mirëpret mbi 600 investitorë

08:31 / November 26, 2026

Mbyllet samiti BE-Ballkan në Bruksel, reformat zhbllokojnë 338 mln euro për Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut, Von der Leyen: Tirana drejt BE-së me ritëm mbresëlënës

20:28 / November 25, 2026

Marta Kos në Tiranë, takim në Kuvend për negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë në BE

20:09 / November 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.