Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Unë jam polic”, çfarë deklaroi efektivi shqiptar Klisman Nikolli që u arrestua në Itali për vjedhje banesash

11:22 / November 23, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia 6
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Klisman Nikolli 27 vjeç, efektiv i Policisë së Lezhës, u arrestua në Itali së bashku me dy persona të tjerë Viktor Bilani 30 vjeç dhe Flor Koca 35 vjeç. Ata u arrestuan për vjedhje të banesave në zonat e Veneto dhe Friuli.

Pas arrestimit në Itali, efektivi Klisman Nikolli u përjashtua nga Policia Shqiptare me urdhër të drejtorit Muhamet Rrumbullaku ditën e martë.

Mediat italiane kanë publikuar të tjera detaje se si vepronte ky grup. Ato shkruajnë se 27-vjeçari Nikolli deklaroi përpara gjykatës në Itali se ai është polic. Me dy bashkëpunëtorët e tij ai u arrestua nga karabinierët italianë në momentin që të tre do të largoheshin nga Italia. Ata u kapën në dhomën e hotelit me valixhet e bëra gati për t’u larguar.

Të tre akuzohen për 18 raste vjedhjesh të banesave. Në dy shtëpi në Chions kanë marrë 2000 Euro dhe në një tjetër kanë vjedhur 9000 Euro dhe disa orë.

Grabitësit shqiptarë përdornin një automjet BMW kur kryenin vjedhjet e banesave. Më pas ndërronin makinë dhe përdornin Ford Mondeo. Ata u zbuluan më 16 Nëntor, kur një banor parandaloi vjedhjen e banesës së tij dhe ndoqi hajdutët me makinë dhe njoftoi policinë.

“Ishin dy prej tyre, i pashë të hipnin në një Ford Mondeo. Në sediljen e shoferit ishte një person i tretë”, i tha ai policisë.

Më pas policia italiane i zbuloi se cilët ishin dhe i arrestoi.

Klisman Nikolli është përjashtuar tashmë nga Policia e Shtetit pas njoftimit nga autoritetet italiane se i riu është arrestuar në Itali për vjedhje banesash.

Flor Koca
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Veliaj në burgun e Fierit, avokati Ndreca: Nuk ka ujë në qeli, ministri Gogu duhet të reagojë

22:02 / October 29, 2026

Transferimi i Veliajt në burgun e Fierit, Xhafaj e Çuçi shkresë zyrtare Gogut, i kërkojnë sqarime për procedurën

21:25 / October 29, 2026

E rëndë në Tiranë/ Pacienti bie nga kati i tretë i Spitalit, ndërron jetë tek Trauma

20:51 / October 29, 2026

Këshilli i Tiranës rezolutë për transferimin e Veliajt drejt Fierit, Teliti: U rrëmbye dhe u paketua

19:46 / October 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.