Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Unë jami i ftohtë…”/ Blendi Fevziu flet si rrallëherë për punën dhe jetën, tregon çelësin e suksesit të tij

19:35 / February 11, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
fevziu
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Blendi Fevziu ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në Top Albania Radio, në programin “Pardon My French”, ku ndër të tjera foli për qytetin e tij Tiranën, por edhe shumë gjëra që ka zbuluar nga Shqipëria së fundmi, udhëtimet, pandeminë Covid-19, politikën dhe sigurisht për “Opinion”.

Në lidhje me punën për emisionin që tashmë vazhdon prej 24 vitesh, Fevizu tha për Jonida Aliçkollin dhe Kejvin Kalon se suksesi i tij, është edhe për shkak të faktit që vetë gazetari vazhdon e bën me shumë dëshirë dhe ndjen kënaqësi nga kjo punë.

“Po bëj stilin e jetesës që kam ëndërruar, një punë që e kam dashur gjithmonë”- u shpreh Fevizu, ndërsa tregoi se në momentin kur nuk do ta ndjejë më këtë, ndoshta kjo do vihet re edhe në emision dhe mënyrën si realizohet.

Ndërkohë ai u pyet edhe për vështirësitë që ka hasur gjatë programit, duke qenë se i duhet të moderojë panele me shumë të ftuar, të cilët ndonjëherë mund të sjellin edhe momente ku mund të nervozohet.

Megjithatë duket se kjo ndodh rrallë dhe kur vjen puna tek “Opinion” Fevziu është i ftohtë e dëshiron vetëm që emisioni të shkojë mirë. Ndërkohë ai tregon se nuk e ka fare problem që të ftuarit e tij edhe ta kenë sharë, për sa kohë i duhet në program.

“Në përgjithësi unë nuk jam njeri që nervozohem, unë i kam nervat vetëm në një moment dhe më zgjasin aq edhe i kam nerva shumë të forta. E dyta unë jam në përgjithsi një njeri shumë i ftohtë. Po ta vini re edhe ndaj çfarë thuhet, komente, fjalë, nuk më kanë bërë kurrë përshtypje, biles i ripostoj me qef edhe fjalët që thuhen për mua. Edhe pse kam menduar gjithmonë që ka rëndësi të flasin, ç’rëndsi ka se çfarë do të thonë.

“Unë jam i ftohtë, jam i ftohtë si ndaj emisionit, si ndaj të ftuarit, nuk dua t’ja di fare nëse personat që vinë… se shoh njerëz që më thonë ‘uuu si fton ti këtë, ky të ka sharë’ as më bëhet vonë fare për këtë, në qoftë se më duhet për emision, kjo nuk hyn fare në llogarinë time, s’kam asnjë lloj emocioni as ndaj të ftuarve, as ndaj asaj që ata thonë… Emocioni i vetëm për mua është që të eci mirë emisioni!”- tha gazetari i njohur.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zgjerohet programi i kontrollit mjekësor bazë, ulet kufiri i moshës! Nga shtatori check-up falas për të gjithë të rriturit mbi 35 vjeç

17:23 / September 6, 2026

Hunter Biden hap derën për Shtëpinë e Bardhë në 2028: Mund të më duhet të kandidoj për President

16:40 / September 6, 2026

E papritur/ Influencerja shqiprare ndahet nga bashkëshorti? Hoqi mbiemrin e tij nga rrjetet sociale

16:00 / September 6, 2026

Miss World 2026/ Gara e bukurisë, ja për cilin vend shkon kurora prestigjoze

15:40 / September 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.