Policia e Tiranës bën të ditur se kanë nisur hetimet për administratorin e godinave të Qytetit Studenti. Dhe pse mësimi u vendos se do të bëhet online për studentët, shumë prej tyre kishin bërë dhe akomodimin në konvikte.
S.Xh., 22 vjeç mësohet se do të hetohet pasi i ka marrë një shumë parash një studenti për regjistrimin në këto godina. Ndaj tij rëndon akuza e korrupsionit pasiv.
“Nga Seksioni për Hetimin e Korrupsionit u procedua në gjendje të lirë, për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, shtetasi S. Xh., 22 vjeç, me detyrë administrator në godinat e Qytetit Studenti, sepse i ka marrë një shumë parash një studenti, për regjistrimin në një nga këto godina”, thotë policia.
