Universiteti i Tiranës fton studentët që ende nuk kanë zgjedhur programin e studimit, që të regjistrohen pranë sekretarive mësimore të universiteteve, pasi ka ende kuota të lira në raundin e mbetur.
“Kushdo që është i interesuar, mund të informohet pranë fakulteteve ose pranë Rektoratit të UT-së pasi është ende i hapur një raund i fundit regjistrimesh. Për studentët ekselentë dhe ata që kanë zgjedhur apo do të zgjedhin një prej programeve të shpallura si prioritet kombëtar, qeveria akordon bursa studimi dhe përjashtim nga tarifa e studimit. Ftojmë të rinjtë që t’i bashkohen Universitetit të Tiranës, më i madhi dhe më i rëndësishmi në vend, i cili i pajis ata me diplomë që do të jetë një gur themeli për të ardhmen e tyre”, njofton Universiteti i Tiranës.