Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Himarës, Fredi Beleri është zyrtarisht i arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Vlorës me akuzën e “korrupsionit aktiv në zgjedhjet”, pra për blerje të voatve. Ai u ndalua nga policia në mesnatë, bashkë me 3 të tjerë, ndërkohë që ka qenë prej ditësh në hetim. Të shoqëruar në komisariatin e Vlorës së bashku me Fredi Belerin kanë qenë edhe 3 persona të tjerë, avokati i tij, një anëtar i Shtabit elektoral dhe një tjetër.

