Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Urdhri i Infermierëve kërkon hetim në spitalet COVID: Personeli ka rritje të pajustifikuar të ardhurash kohët e fundit

19:27 / January 26, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
infermieret ne shqiperi 3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kërkesa për të nisur një hetim ndaj infermierëve të spitaleve COVID është ripërsëritur nga Shoqata e Infermiereve të Shqipërisë. Në reagim këtë herë kërkohet që çdo dosje e punësimit të personelit të viteve të fundit të verifikohet, pasi sipas tyre disa nuk kanë aftësinë profesionale të nevojshme, të tjerë nuk kanë licensën.

Por Urdhëri shprehet gjithashtu se është e disata herë që i bëhet thirrje institucioneve përkatëse të nisin hetime ndaj personelit në spitalet COVID pasi pothuajse të gjithëve, në mënyre të pajustifikuar, u janë rritur të ardhurat e tyre jo vetem prej bonusit të dhënë nga qeveria, por në forma të tjera të padeklaruara dhe burimi i këtyre të ardhurave nuk justifikohet.

Deklarata:

Reagim per te disaten here per korrupsionin qe po ndodh ne spitalet Covid

Jemi deklaruar më parë mbi menyren e sherbimit qe po behet ne keto spitale dhe mungesat e theksuara në aspektin profesional.

Ndaj dalja ne pah e rasteve të korrupsionit nuk eshte dicka e re. Ne denojme me force cdo lloj forme korrupsioni dhe kerkojme denim maksimal per cdo veper te kryer ne cdo institucion shendetesor publik dhe privat.

Ështe e disata here qe i bejme thirrje institucioneve perkatese qe te nisin hetime te personelit në spitale Covid pasi pothuajse te gjitheve ne menyre te pajustifikuar u jane rritur këto kohë te ardhurat, jo vetem prej bonusit te dhene nga qeveria por ne forma te tjera te padeklaruara. Burimi i ketyre te ardhurave nuk justifikohet.

Çdo shkelje e kapur deri tani duhet hetuar deri ne fund duke nxjerrë para drejtesise jo vetem personin qe ka bere shkelje por dhe bashkepunetoret  pavarsisht pozicionit drejtues apo profesional qe mund te kete.

Vec rasteve të bëra mediatike, ka shume raste qe jane denoncuar ne menyra te tjera, por jane neglizhuar nga institucionet.

Per ne nuk eshte e lehte te flasim per këtë temë, por është e vetmja mënyrë  që të mos ndoten edhe ata punonjës qe po punojne me ndershmeri.

Kemi kerkuar hetim te menyres se punesimit te personelit ne vitet e fundit si dhe verifikim te dosjeve te tyre, nëse mund ta ushtrojne profesionin apo jane ne shkelje.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama me shqiptarët në Michigan: Po krijojmë Regjistrin Kombëtar të Diasporës! Mesazh Kosovës: Refuzoni “varrosjen për së gjalli” të krerëve të UÇK

20:11 / September 21, 2026

Mat–Klos, 15 këshilltarë pro bashkimit: “Historia, kultura dhe lidhjet na bashkojnë”

19:50 / September 21, 2026

Rregullorja e re, GJKKO gjobit avokatët që bojkotojnë

16:08 / September 21, 2026

Kombëtarja nis grumbullimin, Manaj e Ramadani: Të japim më të mirën në këto ndeshje për të arritur objektivin

16:02 / September 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.