Inxhinieria shqiptare në përgjithësi vjen me një background mjaft të pasur profesional të nivelit teknik dhe shkencor, në raport të krahasueshëm me nivelet teknike dhe shkencore botërore. Sigurisht në këtë kontekst kemi parasysh zhvillimet teknike në vendin tonë para viteve ‘90, në një periudhë disa dhjetra vjeçare, në të cilat janë ndërtuar vepra ekonomike dinjitoze dhe mjaft të rëndësishme.
Gjithashtu u ndërtuan universitete, institute projektimi dhe studimore, laboratorë teknik, shkencor dhe studimor; u hartuan dhe u plotësuan normat dhe standardet kombëtare, në çdo fushë teknike dhe industrie.
Mbas viteve 90, në kontekstin e ndryshimeve politike, shumë nga këto aktivitete, industri, infrastrukturë, etj, pushuan së funksionuari. Me të drejtë u mbyllën si jo rentable, si jo në përputhje me drejtimet e reja të ekonomisë së tregut të lirë, ndërsa disa drejtime dhe infrastruktura nuk u mbyllën, por pësuan transformime në funksionet dhe në menaxhim, disa prej tyre fatkeqësisht u dekurajuan, disa u abandonuan dhe disa u harruan dhe ekonomia u orientua drejt importit për çdo gjë.
Kështu sot mbas 30 vitesh, jemi në një gjendje në të cilën nuk prodhojmë asgjë si më parë – as vepra, as uzina dhe as bullona, kemi ç’bërë mjaft fusha prodhimi, kemi transformuar infrastrukturën industriale, shkollore dhe universitare, kemi zhdukur institucionet publike shkencore/studimore, kemi nxjerrë jashtë funksioni kuadrot ligjore teknike, normat dhe standardet e vjetra, por nga ana tjetër gjithashtu, kemi transformuar funksionin dhe aktivitetin e disa prej tyre në autonomi publike, apo në administrim privat me kuadro ligjore, norma dhe standarde të reja – fatkeqësisht jo të plota, të hartuara keq, të hartuara në kontraditë midis tyre dhe me eksperiencat që trashëgojmë, me konfuzion dhe të pa mundura si për tu zbatuar nga sektori privat po kështu edhe për tu kontrolluar nga sektori publik, gati-gati të pamjaftueshme për t’’i shërbyer nevojave të zhvillimeve ekonomike të vendit.
Në këtë situatë ndonëse me aktivitet dhe fushë mjaft të reduktuar tekniko-shkencore, por gjithashtu të pa inkurajuar dhe jasht vëmendjes që ndodhet inxhinieria në përgjithësi, sektori privat po mbijeton nëpërmjet aseteve individuale të profesorëve të nderuar dhe të inxhinierëve aktivë, në përbërje të strukturave projektuese, studiuese, ndërtuese dhe zbatuese, të cilët po kuntribuojnë në mbështetje të drejtimeve të reja, të zhvillimeve ekonomike të vendit në sektorët prioritare ekonomik. Inxhinieria shqiptare edhe në këto kushte të veshtira, ka treguar se është e aftë, të përballet me projekte, me ndërtime dhe implementime me sfida dhe kërkesa të larta teknike dhe shkencore. Nga ana tjetër, inxhinierët shqiptarë janë të vetëdijshëm që në këtë situatë shumë probleme duhen rregulluar, përmirësuar, konsoliduar dhe përafruar me nivelet e kërkesave europiane. Për këtë qëllim të gjithë inxhinierët po aplikojnë dhe përshtaten individualisht në zbatimin me normat e huaja, por nevojitet domosdoshmërisht edhe për t’i institucionalizuar ato në mënyrë të njehsuar në vendin tonë. Për këtë qëllim, duhen gjetur rrugët dhe instrumentët e duhura, format e organizimit të përshtateshme për një ngritje graduale dhe të gjithpranuara nga bashkësia e inxhinierëve si të sektorit privat dhe po ashtu edhe nga institucionet publike, me mbështetjen e tyre për përfshirjen në kuadrin ligjor dhe kushtetues të vendit.
Në këtë kuadër, janë ndërmarrë disa iniciativa të ndryshme të pasukseseshme, por ajo që ka sjellë sensibilizimin e mijëra inxhinierëve aktualisht është propozim i iniciuar nga një grup i izoluar shoqatash dhe personash, të cilët kanë dërguar në Parlament një projektligj për krijimin e “Urdhrit Profesional të Inxhinierëve” (UPI). Këtë projektligj në Parlament e ka referuar deputetja Znj. Luljeta Bozo, tË cilin e ka kundërshtuar njëzeri pothuaj e gjithë/shumica e komunitetit të inxhinierëve; individë dhe subjektet ekonomike, projektuese dhe të zbatimit në Shqipëri. Argumentët e kundërshtimit janë mjaft të kuptueshme, jo vetëm për vetë inxhinierët profesionistë, por siç u mbrojt me mjaft profesionalizëm nga përfaqësues të inxhinierëve edhe në seancën parlamentare.
Natyrshem lind pyetja “përse jemi kundër ketil projektligji”?
1- UPI vetëshpallet dhe paraqitet si një organizim/subjekt privat, i pavarur nga institucionet publike dhe pa kontrollin e tyre në çdo drejtim. Ky është nje precedent i rrezikshëm monompolizimi total, i gjithë aktivitetit inxhinierik në Shqipëri.
2- UPI përqëndron në dorën e iniciatorëve të gjitha kompetencat, të cilat sot janë në monitorim dhe administrim të institucioneve publike, duke krijuar një konflikt ligjor me këto institucione dhe duke rrezikuar ushtrimin absolut të pushtetit të tij mbi aktivitetin profesional të inxhinierëve.
3- UPI ç’fuqizon të gjitha licencat e deritanishme të leshuara nga institucionet publike dhe merr kompetencat e lëshimit të tyre vetëm nëpërmjet tij sipas kritereve të përcaktuara po nga vetë ai, por të pa shpallura në projektligj. Për këtë egziston një mundësi vlerësimi subjektiv, selektiv, abuzimi dhe korupsioni.
4- UPI kërkon vendosjen e kriterit të vlerësimit të nivelit profesional nëpërmjet dëtyrimit të dhënies së “provimit të shtetit”, për të cilën ndonëse është pranuar nga inxhinierët, UPI shmang institucionet iniversitare, tjetërson ose bie në kontradiktë me kurrikulat universitare, nuk bën të njohura dhe nuk paraqet kriteret e provimit për shkallë të ndryshme kualifikimi, për profesione të ndryshme, etj. Ky është një tjetër precedent i ligjëruar për mundësi abuzimi, penalizimi, ose/dhe korrupsioni.
5- UPI do të drejtohet nga një grup profesionistësh, të cilet nuk përjashtohen nga pjesëmarrja në projekte publike, duke krijuar një konflikt interesi të pastër me të gjithë inxhinierët, të cilëve me pa të drejtë mund t’i jenë refuzuar licencat, ose hequr kategoritë e saj, pra duke ligjëruar kështu mundesinë në pjesëmarrje dhe konkurrencën e lirë apo heqjen e barazisë në konkurim.
6- UPI nuk di të tregojë se si dhe me çfarë kriteresh do të zhvillojnë kualifikimin e inxhinierëve – kur në Shqipqri mungojnqëinstitucionet studimore shkencore, si do të zhvillohen testimet periodike dhe me çfarë kriteresh do ti krahasojë – kur në Shqipëri mungojnë normat dhe standardet shtetërore. Këto kërkesa, janë pengesa dhe shkaqe për penalizime në lëshimin dhe/ose pasurimin e licencave, në njohjen e rritjes profesionale, si dhe shkaqe për abuzim apo korrupsion.
7- UPI, ka në dorën e tij Komisionin e Disiplines dhe Etikës Profesionale të inxhiniereve, të drejtën e kontrollit të gjithë inxhinierëve në këtë drejtim, të drejtën e penalizimit të tyre deri në heqjen e të drejtës për ushtrimin e profesionit. Edhe kjo pikë është mjaft e rrezikeshme për mundësi abuzimi deri në ekstrem, përderisa vetë Urdhri është i pa disiplinuar dhe i pa kontrolluar nga institucionet publike, i pa mbështetur në kriteret materiale/ligjore të Kodit të Etikës, të mungesës së normave dhe standardeve kombëtare, të cilat janë “Bibla” e inxhinierive.
8- UPI i propozuar kërkon detyrimisht regjistrimin e inxinierëve të Urdhri, për ndryshe të heq të drejtën të ushtrosh profesionin. Kjo është absurdr të mendohet dhe jo më të pranohet për kushtet e përgjitheshme të zhvillimit ekonomik, të nivelit tekniko shkencor te vendit tonë, për më tepër të pranimit dhe nëeshtrimit ndaj këtij Urdhri me kaq shume probleme parimore, teknike dhe ligjore, të cilat përveç kundërshtimeve të inxhinierëve janë vërejtur edhe në “mendimet” e paraqitura nga Ministria e Financave, nga Ministria e Drejtësisë dhe nga një pjesë e deputetëve antarë në Komisionin e Veprimtarisë Ekonomike në Parlament.
9- Në relatimin e deputetes znj. Luljeta Bozo, thuhet se UPI është hartuar në analogji me vendet e huaja, sepse – thotë ajo, “…të gjitha vendet e kanë këtë Urdhër”. Kjo gjë nuk është aspak e vërtetë dhe mjaft abusive. Ne kemi treguar me fakte se ka mjaft vende të niveleve të larta teknike, të cilat nuk kanë Urdhër inxhinierësh, disa nuk e kanë të detyrueshme të regjistrohen për të ushtruar profesionin dhe disa kanë forma të tjera organizim.
Ne e kundershtojmë fuqishëm këtë projektligj për UPI-n. Kërkojmë mos aprovimin e tij pasi e konsiderojmë si një ligj të dëmshëm dhe shkatërrues për inxhinierinë shqiptare; do të mbrojmë inxhinierët, të drejtat dhe integritetin e inxhinierisë duke dashur të kontribuojmë në zhvillimet ekonomike të vendit, sikurse edhe në përmiresimin gradual të infrastruktures inxhinierike te vendit. /
Ing. Spiro Drita
Të fundit
“Urdhri Profesional i Inxhinerëve”/Pse mijëra inxhinerë po e kundërshtojnë fuqimisht këtë nismë
7 Mins Read
Postime te ngjashme
Add A Comment