Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Urë “bailey” për 1 mijë banorë në Pajun, Xhaçka: Investimi më i madh i FA për sigurinë e familjeve shqiptare

16:16 / May 20, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Olta Xhaçka 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Operacioni humanitar në ndihmë të familjeve në nevojë dhe pensionistëve, nuk i ka penguar Forcat e Armatosura për t’i shërbyer komunitetit edhe në forma të tjera.
Xhenierët e Forcave të Armatosura janë angazhuar në ndërtimin e urës tip “bailey” në fshatin Pajun të njësisë administrative Papër.
Ministria e Mbrojtjes Olta Xhaçka, e shoqëruar nga deputeti i qarkut Taulant Balla dhe kryetari i bashkisë Gledian Llatja inspektuan fillimin e punës për ndërtimin e urës.
“Sot, falë kontributit të djemve e vajzave në uniformë dhe në bashkëpunim me pushtetin vendor, do të nisë puna për ndërtimin e urës. 1 mijë banorëve të zonës, e veçanërisht fëmijëve do tu lehtësohet lëvizja drejt shkollës, drejt tokave që duhen punuar si burimi kryesor i jetesës në zona të tilla rurale apo drejt Elbasanit për të tregtuar produktet e tyre. Nuk ka investim më të mirë në këto kohë të vështira sesa ai për familjen, ndaj dhe në familjen tonë të madhe ushtarake prioritet është ndihma ndaj familjeve shqiptare për nevojat e munguara apo mundësitë e kufizuara në përmirësimin e jetesës së tyre të përditshme”, tha ministrja Xhaçka.
Kryetari i bashkisë së Elbasanit Gledjan Llatja dhe deputeti Balla vlerësuan ndihmën konkrete që banorët e kësaj zone kanë dhënë për punët publike në njësinë e tyre, si dhe bashkëpunimin me komunitetin për zgjedhjen e stafeve që angazhohen në rastet e emergjencave civile.
Ura mbi përroin në fshatin Pajun do të jetë 45 metër e gjatë dhe përllogaritet t’u shërbejë rreth 1000 banorëve të njësisë administrative Papër.

tirananews.al Urë “bailey” Xhaçka
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Drejtoria e Burgjeve transferon Erion Veliajn nga Durrësi në Fier

12:10 / October 28, 2026

Tensionet te ministria e Brendshme, shoqërohet një protestues. Policia kordon jashtë godinës

11:57 / September 17, 2026

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.