Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Ushqimet e përpunuara rrisin shanset që të prekeni nga kanceri

13:59 / February 7, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
fastfood
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ushqimet përpunuara si drithërat që përgatisni mëngjesin, picat e ngrira apo ushqime të tjera të gatshme e pijet me gaz mund të rrisin rrezikun që të prekeni nga kanceri. Sipas studiuesve, rreziku rritet më shumë për shfaqjen e kancerit të ovarian apo atij të trurit. Shumë prej produkteve që ne konsumojmë i nënshtrohen një lloj përpunimi, si djathi, gjalpi i kripur i kikirikut dhe salcat e pastave, por ushqimet e “ultra-përpunuara”, kanë më shumë përbërës jo natyralë në përbërjen e tyre.

Këtu përfshihen edhe shijet artificiale, ngjyruesit, ëmbëlësuesit dhe konservuesit. Kërkuesit në Shkollën e Shëndetit Publik të Kolegjit Imperial në Londër ndoqën dietat e thuajse 200 mijë të rriturve në moshë të mesme për një periudhë 10-vjeçare në Britaninë e Madhe. Ata arritën në përfundimin se konsumi i produkteve ushqimore që janë shumë të përpunuara është i lidhur me rritjen e rrezikut të prekjes nga kanceri në përgjithësi dhe specifikisht nga kanceri ovarian dhe ai i trurit. Po ashtu, edhe rreziku i vdekjes nga kanceri rritej nga konsumi i këtyre produkteve.

Nga 197,426 individë që morën pjesë në studim, rreth 15,921 prej tyre u diagnostikuan me kancer dhe u regjistruan po ashtu 4,009 vdekje të lidhura me kancerin. Është ende e paqartë se përse është vënë re një rritje veçanërisht e lartë e incidencës për kancerin e vezoreve, por studime të tjera kanë gjetur lidhje mes sëmundjeve tumorale dhe “acrylamide“, një kimikat industrial i formuar gjatë proceseve të gatimit në temperaturë të lartë.

kancer
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

OBSH: Rastet me kancer do të rriten me 66.7% deri në 2050

15:40 / July 12, 2026

Dyfishohen pagesat për fëmijët me aftësi të kufizuara, njihen kontributet për 14 mijë ndihmës personalë

09:53 / July 9, 2026

Studimi i Harvardit: Vitamina D mund të ngadalësojë plakjen biologjike!

22:19 / July 3, 2026

Akulloret “zbulojnë” migrenën, dhimbjet që shkaktojnë tek disa persona janë sinjal për ata që vuajnë nga dhimbjet e kokës

16:01 / June 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.