Ushqimet e përpunuara dhe ato me sheqer
Disa studime kanë vërtetuar se personat që vuajnë nga aknet konsumojnë shumë karbohidrate të përpunuara.
Këto lloje ushqimesh përfshijnë: bukën e bardhë, ëmbëlsirat e përgatitura me miell të bardhë, makaronat, orizi, pijet e gazuara apo ëmbëltuesit si shurupi.
Këto lloj produktesh përthithen menjëherë nga organizmi ynë, dhe ndikojnë në rritjen e nivelit të sheqerit.
Produktet e bulmetit
Qumështi në vetvete arrin të rrisë nivelet e insulinës, duke shkaktuar akne ose duke i përkeqësuar ato.
Gjithashtu qumështi i lopës përmban disa aminoacide të cilat nxisin mëlçinë të prodhojë më shumë IGF-1, që është lidhur me krijimin e akneve.
Ushqimet e gatshme
Aknet janë të lidhura ngushtë me ushqimet e gatshme. Sufllaqet, sanduiçët, patatet e skuqura, hamburgerët, pothuaj janë në vendin e parë të piramidës sa ushqimeve që shkaktojnë akne.
Çokollata
Çokollata ka qenë e dyshuara e parë për shfaqjen dhe përkeqësimin e akneve që në 1920, por ende nuk është vërtetuar plotësisht.
Ushqimet për të cilat jeni intolerantë
Është zbuluar se krijimi i akneve vjen nga sëmundjet inflamatore.
Intoleranca ndaj ushqimit ndodh kur sistemi juaj imunitar identifikon një ushqim padashje si një rrezik dhe lëshon sulmin mbrojtës.