Forcat e Armatosura kanë nisur shpërndarjen e ushqimeve për qytetarët që janë bllokuar në radhët e gjata, në tentativë për të kaluar drejt Greqisë përmes doganës së Kakavijës.
Autokolona e makinave mbetet e gjatë, thuajse deri pranë fshatit Jergucat.
Më herët gjatë ditës së sotme, policia dhe grupe të rinjsh kanë shpërndarë shishe me ujë. Situata e rëndë pritet të vijojë edhe nesër, pasi pala greke pritet të mbyllë doganën, duke detyruar qytetarët të flenë në makina.
