Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Vaji i ullirit me limon, përfitimet që ka trupi jonë

13:58 / July 11, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Vaji i ullirit me limon
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Për shumë vite njerëzit e kanë përdorur kurën natyrale me vaj ulliri dhe limon në të mirë të shëndetit dhe trupit. Kjo kurë që konsumohet esëll në mëngjes është një alternativë shumë e mirë për të pasur një shëndet optimal. Mjafton të shtrydhni një limon dhe ta përzieni me një lugë gjelle me vaj ulliri e ta pini rregullisht.

Detoksikimi i trupit

Përzierja mes vajit të ullirit dhe limonit është ideale për të pastruar të gjithë trupin. Ky lëng duhet konsumuar përpara ngrënies mëngjesit që të funksionojë në mënyrë perfekte.

Mbrojtje për zemrën

Vaji i ullirit është i pasur me acide yndyrore që riaktivizojnë qarkullimin e brendshëm, duke eliminuar kolesterolin e keq.

Kundër kolesterolit

Vaji i ullirit me limon është një kurë natyrale për të ulur nivelet e larta të kolesterolit në gjak.

Problemet me reumatizmin

Sekreti i suksesit të kësaj kure kundër reumatizmit qëndron te vlerat kundër inflamacionit. Nëse e pini këtë kurë rregullisht me stomak bosh do të përjetoni më pak dhimbje të kyçeve. Jo më kot kjo kurë njihet si lëngu i artë.

Kundër konstipacionit

Vaji i ullirit ka efekt laskativ sidomos kur konsumohet me stomak bosh. Kjo kurë natyrale zgjidh problemin e konstipacionit.

Për shëndetin e mëlçisë

Kur organizmi mbushet me toksina falë ushqyerjes së keqe, në ndihmë vjen vaji i ullirit me lëngun e limonit. Duke e konsumuar lëngun e limonit dhe vajin e ullirit në mënyrë të rregullt do të përmirësoni shëndetin e mëlçisë.

Problemet me tretjen

Lëngu i limonit me vaj ulliri rekomandohet për problemet me tretjen, aciditetin në stomak e të tjerë. Ky lëng ka efekt qetësues për problemet me stomakun sidomos kur konsumohet esëll.

Lëkura, flokët dhe thonjtë

Vaji i ullirit me lëngun e limonit është një kurë ideale për njerëzit që kanë thonj të brishtë, akne dhe çrregullime të pH të lëkurës. Ky lëng është i pasur me antioksidantë që luftojnë shenjat e moshës, rrudhat dhe njollat në lëkurë. Vaji i ullirit dhe lëngu i limonit gjithashtu rekomandohen për të trajtuar zbokthin në flokë, duke e masazhuar përpara larjes.

Vaji i ullirit me limon
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ndriçimi i tepërt, rrezik për zemrën

11:13 / September 16, 2026

Lodhje? Rathë të zinj nën sy? Si ta kuptoni nëse është mungesë hekuri

13:33 / September 7, 2026

Fruthi rikthehet në Kosovë/ 151 raste të konfirmuara, mbi 95% te personave të pavaksinuar

15:21 / September 6, 2026

Vaksina që mund t’i japë fund gripit çdo vit

11:40 / September 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.