Edhe pse figura e saj është gjithmonë e përsosur, Jessica Alba pranon se ka qenë një periudhë kur ajo relaksohej dhe shtonte disa kilogramë
Fjala është që të hani ushqimin të cilin trupi juaj e pëlqen dhe ndikon në mënyrë të volitshme në lëkurë dhe në gjendjen e gjithmbarshme të organizmit.
Kjo mënyrë e ushqimit nuk nënkupton numërim të kalorive, por zgjedhje të duhur dhe kombinim të artikujve ushqimorë.
Smoothie
Duke bërë një smoothie të pasur dhe të shëndetshëme në mëngjes, ju do të mbushni trupin tuaj me lëndë ushqyese të pasura, do t’i jepni energji të mjaftueshme për të filluar ditën dhe të duroni pa uri deri në drekë.
Bëni smoothie të gjelbër me pluhur proteinash, avokado, fara chia, spinaq dhe qumësht bajameje dhe do të shihni se si organizmi dhe i gjithë trupi do të ndryshojnë.
Gjatë ditës janë edhe dy zëmra, të cilat kryesisht përbëhen nga perime ose nga arrore.
Dreka dhe darka
Përpiquni që në pjatën tuaj të ketë katër gjëra: proteina, yndyra të shëndetshme, fibra dhe zarzavate.
Në kombinim, kjo pjatë do të rregullojë rreth 8 hormone urie dhe do të ekuilibrojë nivelet e sheqerit në gjak.
Ecja
Sa i përket ushtrimeve, Alba tregon se nuk ka më mirë se ecja. Por asaj i pëlqen edhe stërvitja kardio dhe shkon në palestër 2 ose 3 herë në javë.
