Vajza e ish-deputetes së Partisë Demokratike, Albina Deda, ka festuar ditëlindjen. Ada Deda, tashmë një influencer me më shumë se 200 mijë ndjekës, ka postuar në profilin e saj në “Instagram” një foto mjaft provokuese. Ajo ka zgjedhur ta festojë 24-vjetorin në një ishull ekzoktik ku ka pozuar mbi jaht.
“Duke u rritur dhe duke shkëlqyer”, shkruan vajza e ish-deputetes krah fotove të saj.
Ada Deda është prej vitesh pjesë e mediave rozë. Fotot provokuese janë pjesë e pandarë e profilit të saj në Instagram dhe kthehen shpesh herë janë objekt bisede. Ajo ka ka rrëfyer pa komplekse edhe ngacmimet që i vijnë në rrjete sociale nga djemtë socialistë.
Ada shprehet se ngacmime ka shumë duke preferuar të mos thotë emra pasi pjesa më e madhe e tyre kanë krijuar familje.
Ndër të tjera modelja veçon një rast kur një djalë e kishte ngacmuar në Instagram por më pas i kishte bërë bllok pasi e dashura e tij ishte xheloze dhe ishte kthyer ti shkruante kur i kishte dhënë fund lidhjes.


