Xhensila Beçiku është një nga të plagosurit rëndë nga tërmeti i fuqishëm i mëngjesit të 26 nëntorit, e cila ndodhet në gjendje të rëndë në reaminacion.
“Xhensila është shmë rëndë, Sabina me fraktura te këmba dhe koka jashtë rrezikut, dhe gruaja jashtë rrezikut me fraktura me allçi me të gjitha”, thotë Ajet Beçiku.
Babai i saj i kërkon shtetit që të çojë në Itali. “Xhensila është në gjendje të rëndë, kemi besim te doktorët shqiptarë dhe italinë. I lutem shtetit dhe kryeminsitrit tonë të vërë dorën në zemër të ma çojë gocën në Itali që të shërohet, të jetë tamam”, thotë me lot në sy Ajeti.
