Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Vajza e presidentit Reagan kërkon falje për qëndrimet raciste të babait

23:50 / August 2, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
regan..
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vajza e presidentit të 40-të të Shteteve të Bahskuara, Ronald Reagan, ka kërkuar falje për disa qëndrime raciste të babait të saj. Patti Davis tha në një opinion të sajin të publikuar të enjten në gazetën Uashington Post se nuk e kishte menduar kurrë që do të dëgjonte një inçizim, ku babai i saj i përshkruante si majmunë delegatët me ngjyrë në Kombet e Bashkuara, thjesht sepse vota e tyre i kishte zemëruar.

Vendimi i anëtarëve të delegacionit të Tanzanisë për të votuar pro njohjes së Republikës Popullore të Kinës në vitin 1971, e kishte zemëruar guvernatorin e Kalifornisë Ronald Reagan, i cili më vonë do të bëhej president. Menjëherë pas votimit në Kombet e Bashkuara, zoti Reagan i telefonoi Presidentit të atëhershëm, Richard Nixon.

Në bisedë ai kishte fyer rëndë delegacionin e shtetit afrikan. “Të shohësh ata, majmunët nga vendet afrikane, dreqi ta hajë, ata ende nuk dinë të mbathin këpucë”, kishte thënë guvernatori Reagan.

Biseda ishte regjistruar nga presidenti Nixon. Incizimi audio shoqëronte një shkrim për të njëjtën temë të publikuar të mërkurën në faqen e internetit The Atlantic.

Kur pa artikullin, vajza e presidentit të 40-të të Shteteve të Bashkuara, nuk u besoi syve. Fillimisht ajo dyshonte se materialit i ishte shtrembëruar përmbajtja. Por ajo tha se mbeti e shtangur kur dëgjoi përmbajtjen. Një ditë më pas, ajo reagoi për veprimin e të atit me një shkrim që botoi në gazetën Uashington Post, ku kërkonte falje publike.

“Nuk ka mbrojtje, as arsyetim ose sqarim për atë që babi im thotë në bisedën telefonike”, shkruan Davis.

“Fjalët që ai përdor në bisedën me presidentin Nixon, nuk mund të përshkruhen ndryshe veçse të shëmtuara”, shkruan ajo.

presidenti reagan qendrimet raciste
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

SHBA në alarm nga kërcënimet iraniane, dyshohet se u planifikua vrasja e diplomatëve dhe zyrtarëve amerikanë

09:47 / October 24, 2026

Stuhia e fuqishme godet Francën dhe Britaninë, 300 mijë banesa pa energji elektrike

09:34 / October 24, 2026

Ambasadori Tom Barrack: SHBA mund të godasë Iranin që këtë fundjavë! Trump: Nuk kam dijeni

22:40 / October 23, 2026

U përfol për lidhje me princin 82-vjeçar, aktorja e njohur shuan kureshtjen: Mes nesh ka vetëm miqësi

21:18 / October 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.