Një rrjet ndërkombëtar trafiku që prostituonte vajza të reja nga Amerika Latine në Greqi, është shkatërruar nga policia greke. Në pranga kanë rënë 8 persona, mes tyre 6 shqiptarë.
Grupi ishte aktive në trafikimin dhe shfrytëzimin e grave të huaja nga Amerika Latine. Sipas mediave greke, në tre hotele në zona të ndryshme të Atikës ndodheshin 15 femra, viktima të organizatës kriminale, të gjitha shtetase të Brazilit, Kolumbisë, Venezuelës dhe Marokut.
Ka qenë një viktimë e cila ka kontaktuar policinë në numrin 112 dhe ka denoncuar hotelin. Por duket se deri sa policia mbërriti në hotel, trafikantët kishin marrë informacion për kontrollin, duke larguar viktimat nga godina.