Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Vajza që kërkohej nga familja në televizion si e humbur prostituonte në Tiranë me italianë e klientë VIP! 7 vite burg për tutorin e saj

17:30 / June 21, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
prostitute
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjykata e Tiranës, ka dënuar me 7 vite burgim Bejo Breshon, si personin përgjegjës të shfrytëzimit si prostituta të tre vajzave në Tiranë. Ky shfrytëzim kryhej në ambientet e hotelit luksoz në Tiranë, ku shtetas italianë e shqiptarë, janë vënë në vëzhgim dhe përgjim nga policia gjatë diskutimeve që bënin për ‘sigurimin’ e vajzave për marrëdhënie seksuale. Një ndër vajzat që ka qenë pjesë këtij rrjeti prostitucioni është trajtuar dhe në emisionin “Pa gjurmë” , ku shtetasja Z.M, është denoncuar si e humbur por që më pas u lokalizua dhe u gjend në Telaviv të Izraelit.

Në dosjen e prokurorisë thuhet se Z.M, shfrytëzohej si prostitutë në Tiranë nga Bejo Bresha. Së bashku me Z.M, kanë qenë dhe dy vajza të tjera që shfrytëzoheshin, më konkretisht I.M dhe A.I. Tutori kryesor i këtij rrjeti të vajzave eskortë në Tiranë, Bejo Bresho, është deklaruar fajtor dhe dënuar me 7 vite burgim nga gjykata e Tiranës.

Nga përgjimet telefonike rezulton se Bejo Bresha, ka kryer telefonata me klientin K.H., i cili rezulton të jetë drejtor sportive i një ekipi futbolli në Shqipëri. Njëherësh emri i K.H, ka dalë dhe në dosjen e vendosjes së tritolit tek banesa e prindërve të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, pasi karta e telefonit që u gjend në sasinë e eksplozivit, i përkiste pikërisht atij.

Sipas dosjes së prokurorisë së Tiranës, K.H i kërkon Bejo Bresha, t’i ofrojë femra me qëllim kryerjen e marrëdhënieve seksuale, duke përcaktuar edhe çmimin që do të paguhej, ndërsa Bresha i siguroi vajzën me iniciale I.M. Në këtë bisedë rezulton se K.H, i dërgon sms Bejo Bresho me këtë përmbajtje “…200 thuaji, për nesër…”.

Një ditë më pas është organizuar një tjetër takim i drejtpërdrejtë, ndërmjet K.H. dhe një vajze tjetër me iniciale Z.M., që është raportuar në emisionin “Pa gjurmë” si e zhdukur.

Ndër të tjera në dosje thuhet se Bejo Bresho ka pasur komunikime të vijueshme me I.M dhe Z.M. duke iu siguruar klientë italianë dy vajzave dhe se do të takoheshin në një hotel luksoz në Tiranë. Nga këto përgjime rezulton se në orën 23:45 ka një komunikim ndërmjet Bejo Bresho dhe Z.M, ku flasin lidhur me çmimin, ndërsa kjo e fundit e pyet për numrin e dhomës.

Në përgjime del se pas takimit, vajzat komunikojnë me tutorin Bejo Bresho, në të cilën kërkohet të merret një sasi më e lartë parash pasi secila nga vajzat I.M. dhe Z.M kishin qëndruar secila me nga dy klientë, për katër orë gjithsej.

Ndërkohë një episod tjetër që prokuroria dhe policia kanë arritur të dokumentojnë për sa i përket shfrytëzimit të vajzave për prostitucion është dhe rasti kur Bejo Bresho, ka çuar me makinën e tij vajzën A.I drejt një hoteli ku e pret K.H. Pasi kanë qëndruar për gati një orë në ambientet e hotelit në Tiranë, vajza A.I, ka hipur në makinën e Bejo Bresho dhe është larguar. Për çdo akt seksual që kryenin vajzat, Bejo Bresho merrte pjesën e tij të parave.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbyllet pas 9 orësh, mbledhja e qeverisë në Pogradec

18:46 / August 24, 2026

Arrestohet në Ekuador “financieri” i mafias shqiptare, “Caballo” ishte në kërkim për trafik droge

17:57 / August 24, 2026

“Pasqyrë Albania” – Si do funksionojë platforma e re, e njoftuar nga Edi Rama?

17:39 / August 24, 2026

Silvio Gonzato mbyll misionin dhe falenderon shqiptarët për mikpritjen: Besoj në të ardhmen evropiane të Shqipërisë

17:18 / August 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.