Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Vakancat në Gjykatën e Lartë, ja 21 kandidatët jogjyqtarë

11:45 / July 26, 20194 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gjykata e larte
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Me miratimin e rregullores në fillim të këtij muaji, Këshilli i Lartë Gjyqësor i hapi rrugë garës për anëtaret jogjyqtarë për Gjykatën e Lartë, regjistrimi i të cilëve përfundoi dy ditë më parë.

Dje janë bërë publikë emrat e 21 pretendentëve që kandidojnë për 3 vende vakante. Rregullorja përcaktonte pikëzimin dhe renditjen e kandidatëve jogjyqtarë, të cilët kandidojnë për Gjykatën e Lartë. Kandidatët jogjyqtarë në garë për Gjykatën e Lartë janë:

Sergjio Mazreku, Ndue Pjetra, Ergys Misha, Jetmira Rragami, Aldona Sulaj, Jordan Daci, Lindita Troja, Alma Loci, Hermina Albunesa, Rezarta Melo (Cenaj), Agron Lamaj, Ervin Pupe, Theodhori Sollaku, Irena Nino, Vjosa Bodo Mujo, Shaqir Hasanaj, Kestrin Katro, Sokol Sadushaj, Ilir Panda, Ardita Buna Alsula Anton Lleshaj. Numri i anëtarëve të Gjykatës së Lartë do të jetë 19, ndërsa kandidatët jogjyqtarë do të përbejnë 1/5 e strukturës së kësaj trupe. Aktualisht, Gjykata e Lartë ka mbetur me dy anëtarë, Xhezair Zaganjorin dhe Ardian Dvoranin.

HAPJA E GARES

Në mbledhjen e datës 5 korrik u krijuan premisa për nisjen e garës për kandidatët jogjyqtarë në Gjykatën e Lartë dhe KLGJ mundëson çeljen e garës për juristët më të spikatur, të cilët mbartin ekspertizën e nevojshme për t’u bërë pjesë e kolegjeve të Gjykatës së Lartë. Të mërkurën përfundonte afati zyrtar që u ishte lënë atyre që vijnë nga radhët e avokatëve apo edhe të prokurorëve, të cilët janë të interesuar të konkurrojnë për 3 vendet vakante për jogjyqtarët. Deri të martën kishin kandiduar vetëm 4 persona, Ndue Pjetra, Serxho Mazreku, Ergys Misha dhe Jetmira Rragami. Ndërsa tashmë numërohen 21 kandidatë jogjyqtarë. Brenda korrikut pritet që Këshilli i Lartë Gjyqësor të hapë garën për 16 vendet e lira, për këdo që vjen nga radhët e gjyqtarëve dhe që plotëson kriteret për të konkurruar.

PROBLEMATIKAT

Këshilli i Lartë Gjyqësor diskutoi të martën problematikat e krijuara nga mosfunksionimi i Gjykatës së Lartë, që aktualisht ka mbetur vetëm me dy anëtarë. Ngërçi i krijuar ka shkaktuar disa problematika emergjente, një prej të cilave është edhe lirimi i mundshëm i 5 të kërkuarve nga Italia, të cilët aktualisht janë me masë sigurimi “arrest me burg”, në pritje të ekstradimit. Për shkak të mosfunksionimit të Gjykatës së Lartë, afatet përfundojnë dhe ata mund të lirohen në gusht.

Bëhet fjalë për Hajri Seferin, i arrestuar gjatë operacionit “Vol-Vo 4”, Robenc Berberi, i dënuar me 18 vjet burg për trafik droge, Besnik Leka, i kërkuar për trafik droge, Kastriot Elezaj, i dyshuar për shfrytëzim prostitucioni dhe Valentina Dushku, të gjithë të kërkuar nga Italia. Në këtë situatë emergjence, KLGJ ka dhënë tri mundësi për zgjidhje të ngërçit, që nga delegimi i gjyqtarëve, aplikimi i transferimeve të përkohshme apo aplikimi i caktimit të gjyqtarëve për çështje të veçanta. Zv.kryetari i KLGJ, Maksim Qoku, tha se organika gjyqësore e Gjykatës së Lartë përbëhet nga 19 anëtarë, por aktualisht janë vetëm 2. “Komisioni i zhvillimit të karrierës ka kërkuar informacion për anëtarët.

Sipas informacioneve të përcjella, 3 prej anëtarëve u ka mbaruar mandati para vetingut, 5 të tjerëve u është ndërprerë mandati pasi kanë hequr dorë, 6 janë shkarkuar nga detyra nga vetingu, njëri nuk e ushtron detyrën për shkak të angazhimit në KLGJ. Aktualisht janë 2 anëtarë, njëri me mandat të përfunduar, ndërsa anëtari tjetër është në pritje të vendimit nga KPA”, u shpreh Qoku.

Sipas zv.kryetarit të KLGJ, problemi më emergjent është të paktën formimi i një trupe me tre anëtarë për funksionimin e Gjykatës së Lartë. Qoku tha se Këshilli mbetet i angazhuar për problematikën aktuale, për të plotësuar përfundimisht trupën e Gjykatës së Lartë, trajtimin e çështjeve të mbetura dhe shmangien e vonesave të shqyrtimit të çështjeve. /Marrë nga Panorama

KANDIDATET PER GJYKATEN E LARTE

  1. Sergjio Mazreku
  2. Ndue Pjetra
  3. Ergys Misha
  4. Jetmira Rragami
  5. Aldona Sulaj
  6. Jordan Daci
  7. Lindita Troja
  8. Alma Loci
  9. Hermina Albunesa
  10. Rezarta Melo
  11. Agron Lamaj
  12. Ervin Pupe
  13. Theodhori Sollaku
  14. Irena Nino
  15. Vjosa Bodo
  16. Shaqir Hasanaj
  17. Kestrin Kato
  18. Sokol Sadushaj
  19. Ilir Panda
  20. Ardita Buna
  21. Anton Lleshaj

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Panik në fluturimin Manchester-Tiranë të Ryanair, alarm për bombë në avion, pasagjerët gjejnë shënimin

22:20 / November 20, 2026

Prej 3 muajsh nën mbikëqyrje, Aldo Gjini i ‘Rrajave’ transferohet nga burgu i Drenovës në regjimin 41 bis

22:00 / November 20, 2026

Operohet Erioni, të shkuara Elisës!

21:18 / November 20, 2026

Salianji: Berisha s’ka kandidatë për 90% të bashkive, është barrë për opozitën

20:42 / November 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.