Vazhdon gara e kampanive të ndryshme se kush do ta prodhoj më përpara vaksinën e shumëpritur anti-COVID.

Sipas ‘Daily Mail‘, zyrtarët në qeverinë britanike presin një vendim mbi atë nëse vaksina COVID-19 e mbështetur nga Pfizer Inc do të jetë në dispozicion më para nga ajo e AstraZeneca Plc me Oxford që është edhe konkurente në këtë rast.

Britania beson se vaksina, të cilën Pfizer po zhvillon bashkë me BioNTech SE të Gjermanisë, mund të jetë gati të shpërndahet para Krishtlindjeve, tha Times.

Shefi ekzekutiv i Pfizer, Albert Bourla ka thënë më parë se kompania mund të lëshojë të dhëna nëse vaksina funksionon apo jo këtë muaj.

Prodhuesi i barnave amerikane tha këtë javë nëse provat janë të suksesshme kompania pret të paraqesë një autorizimin urgjent për vaksinën nga rregullatorët e SH.B.A. menjëherë pasi ajo të japi të dhëna të mjaftueshme për sigurinë në fund të nëntorit.

Britania ka firmosur një marrëveshje për furnizimin me gjashtë kandidatë që janë në garë për prodhimin e vaksinës, duke përfshirë kandidatët kryesorë si Pfizer dhe AstraZeneca.

Sidoqoftë, shpresat për t’i dhënë fund pandemisë Covid-19 me një vaksinë i dha një goditje të fort sot shef i lartë britanik i shëndetësisë.

Kate Bingham, kreu i Taskforcës së Vaksinave në MB, ka paralajmëruar se ka vetëm një mundësi ‘të vogël’ që shkencëtarët të kenë një goditje ndaj pandemisë para Krishtlindjeve .

Në një koment të botuar në revistën mjekësore The Lancet, zonja Bingham tha: ‘Ne duhet të jemi të përgatitur që ato mund të mos e parandalojnë infeksionin, por të zvogëlojnë simptomat, dhe kjo mund të mos funksionoj për të gjithë.’

Ajo shtoi se “ne nuk e dimë që do të kemi ndonjëherë një vaksinë”, duke paralajmëruar se vaksinat që aktualisht janë në testimet e fudnit mund edhe të dështojnë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë pranon se ‘asnjë vaksinë nuk është 100 për qind efektive’, duke dhënë shembullin e asaj të fruthit.

Qëllimet e provave të vaksinave të koronavirusit, të cilat përdorin dhjetëra mijëra vullnetarë në të gjithë botën, është të shohin nëse goditja parandalon infeksionin SARS-CoV-2.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here