Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Vaksinat sekret, Ruçi-deputetëve: Votoni, por mos flisni!

19:30 / January 15, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
20201125112748Gramoz Ruci 26 nentor
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ardhja e 975 dozave vaksine anti-Covid ishte një vendim i papritur që u komunikua në fundjavë nga kryeministri Edi Rama në limitet e fundit kohore. E vetmja e dhënë që u bë publike ishte sasia e dozave, ndërsa vendi nga erdhën mbeti sekret. U mjaftua me faktin që janë donacion nga një vend mik i Bashkimit Europian.

Por sekret nuk do të jenë vetëm dozat e para. Qeveria shqiptare ka marrëveshje për ta mbajtur sekret tregtar edhe pjesën tjetër të vaksinave anti-covid, që do të vijnë në Shqipëri gjatë javëve në vijim.

Kjo është zbuluar nga mbledhja e Konferencës së Kryetarëve të datës 13 janar, ku është është ku është diskutuar mbi aktin normativ të marrëveshjes midis qeverisë shqiptare dhe kompanisë prodhuese të vaksinës.

Referuar procesverbalit të asaj mbledhjeje, kryeparlamentari Ruçi u ka qartësuar deputetëve që marrëveshja është e panegociueshme dhe është kërkuar që të ruhet si konfidenciale. Që do të thotë se, përmbajtja e marrëveshjes nuk do të publikohet në asnjë faqe zyrtare të institucioneve, siç ndodh zakonisht.

“Kjo marrëveshje është e panegociueshme dhe është kërkuar, që marrëveshja të lidhet me konfidencialitetin, pra është sekret. Pra, kërkon mospublikimin e marrëveshjes për shkak të sekretit tregtar, që kjo marrëveshje të mos publikohet, duke filluar që nga mjetet e shtypit apo faqet e Kuvendit, siç është rasti konkret dhe deri te Fletoren Zyrtare”

Deputetët e parlamentit kanë autorizimin për ta lexuar tekstin e marrëveshjes për prodhimin dhe furnizimin, por siç u ka thënë Ruci, e kanë të ndaluar të nxjerrin përmbajtjen.

“Sigurisht, deputetët nuk do të votojnë qorrazi. Marrëveshja do të jetë e depozituar si marrëveshje sekret, brenda të gjitha rregullave që përbën sekreti dhe konfidencialiteti i gjërave. Deputetët do të vinë, kush është i interesuar, të njihet me marrëveshjen në komisionin përkatës, duke pasur një kopje atje”.

Për ta lexuar dokumentin kliko:Shkarkoje

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zhduket celulari në burgun e Fierit, pezullohen 4 policë, e pësojnë dhe dy të paraburgosurit

18:41 / September 3, 2026

Klodiana Spahiun ministre e Shëndetësisë, mbërrin në Presidencë propozimi i Ramës, kreu i shtetit ka 7 ditë për dekretin

17:59 / September 3, 2026

Veliaj rimori kompetencat, nis pastrimi i zonave problematike të Tiranës, ndërhyrje në Bregun e Lumit dhe Urën e Kamzës

17:19 / September 3, 2026

Zjarr i përmasave të mëdha në Kalivaç të Lezhës, flakët rrezikojnë zonën e banuar!

16:58 / September 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.