Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Vaksinime fiktive kundër Covid, zbulohet skandali në Greqi

19:49 / September 4, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vaksinim
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një skandal me dhjetra vaksinime të rreme është zbuluar në Greqi nga autoritetet shëndetësore. Në Karditsa, një punonjëse e një qendre shëndetësore kishte ndërhyrë në sistemin e vaksinimeve dhe kishte regjistruar fiktivisht disa persona sikur kishin marrë të dyja dozat e vaksinës anti-Covid.

Për këtë skandal ka reaguar edhe ministri grek i Shëndetësisë, i cili ka kërkuar që të hetohet ky rast dhe mos të ketë tolerime për incidente të tilla.

Sipas shtypit grek, në sistem janë regjistruar 47 persona si të vaksinuar, kur ndërkohë nuk kanë marrë asnjë dozë. Këta persona janë në fakt kundër aplikimit të vaksinës dhe kërkonin certifikatën e vaksinimit në mënyrë që të kenë aksese në shërbime publike, në vendin e punës apo dhe në vende të tjera.

Skandali u zbulua rastësisht kur u pa se në disa dokumente të plotësuar për këta qytetarë, mungonte vula e mjekut.

Nga hetimi i deritanishëm ka rezultuar se punonjësja e kësaj qendre shëndetësore, për shkak të besimit nga ana e mjekut, kishte hyrë ilegalisht me kodet e tij në sistemin elektronik dhe kishte regjistruar 47 persona sikur të ishin vaksinuar.

Autoritetet greke janë duke hetuar edhe përfshirjen e mundshme të një infermiereje dhe sa ka qenë fitimi për këto regjistrime fiktive.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Më 13 tetor, konferenca e 10-të Shqipëri-BE

21:31 / October 3, 2026

Gjashtë fëmijë u paraqitën në spital me simptoma helmimi, procedohen penalisht mjekja dhe drejtoresha e kopshtit në Korçë

21:25 / October 3, 2026

“Meritonim fitoren, edhe pse me 10 lojtarë”/ Maran e ka me arbitrin pas humbjes: Na penalizuan disa vendime të pakuptimta

17:54 / October 3, 2026

Ndryshon kujdesi për fëmijët pa prindër, familjet kujdestare në vend të institucioneve, parashikohen rreth 200 familje në të gjithë vendin

17:23 / October 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.