Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Vaksinimi i personaliteteve, Kreshnik Spahiu ngre pikëpyetjen e madhe për proçesin: Më sqaron njeri pse …

22:19 / February 22, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Spahiu kreshnik
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Juristi Kreshnik Spahiu ka ngritur pikëpyetje për vaksinimin e personaliteteve dhe ka përmendur rastin e këngëtares Bleona Qereti, e cila prej vitesh jeton në Amerikë.

Në një lidhje me skype për emisionin “Open”, Spahiu u shpreh:

“Një nga personat që ka bërë vaksinën në Amerikë është Bleona Qereti. Nuk është as mjeke, as mbi 80 vjeçe. A ka ndonjë që ma sqaron përse u vaksinua?”

Më pas komentoi në lidhje me personalitetet mbi moshën 80-vjeç që u vaksinuan këtë të dielë në vendin tonë. Ndërsa Brataj theksoi se ata ishin përzgjedhur për shkak të moshës.

Spahiu: Jeta e njeriut mbrohet me ligj dhe të gjithë shqiptarët janë të barabartë para ligjit. Asnjë qeveri nuk mund të japë prioritet që kush është person publik jeton më gjatë. Është e papranueshme që një vendim i tillë është partie. Pra një veprim ku ndahet se kush duhet të jetojë e kujt duhet t’i kursehet jeta nuk duhet të jetë apriori.

Mund të jesh personalitet por nuk është kriter i BE për vaksinën. Vaksinimi ka prioritet për personat vulnerabël që janë azilet e pleqve pasi janë të rrezikuar dhe nëse preken, mund të vdesin 50 pleq njëherësh. Duhet të vaksinohet një pedagog 85-vjeçar që takon studentët, nuk mund të jesh personalitet i pari në listë vetëm se ke bërë 10 filma.

Brataj: Lista shkon nga mjeku i familjes dhe nuk merr urdhër as nga kryeministri, as nga ministri. Janë zgjedhur si persona.

Bushati: Po si i bie që ka gënjyer kryeministri? Është politikë e qartë.

Brataj: Nga ana politike merreni si të doni. Ai nuk mund të hyjë jashtë strukturave.

Kreshnik Spahiu sqaron vaksinimi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

OBSH: Rreziku nga Ebola në Kongo rritet në nivelin më të lartë

12:02 / May 23, 2026

Gonorrea dhe sifilizi “dalin jashtë kontrollit” në Europë

09:24 / May 23, 2026

10 mijë hapa në ditë, ideale për një formë të mirë fizike? Studimi i ri tregon të kundërtën

11:03 / May 18, 2026

Shpresa për trupin pas alkoolit/ Studimet tregojnë se një pjesë e dëmtimeve mund të rikuperohen

16:00 / May 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.