Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Vaksinimi i popullatës, shpenzohen 14 mln USD për 499 mijë të vaksinuar në tre muaj

08:42 / October 21, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vaksina pfizer e1618311836763
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Për vaksinimin e popullatës në 4 mujorin e parë të 2021 janë shpenzuar rreth 14 milionë dollarë sipas të dhënave të Ministrisë të Shëndetësisë.

Për periudhën janar-prill sipas raportit të monitorimit financiar të Ministrisë të Shëndetësisë janë vaksinuar 499,308 persona dhe shpenzimet faktike për këtë periudhë llogariten në vlerën e 1,407,762,000 lekëve. Kostoja për njësi për çdo të vaksinuar llogaritet rreth 2,800 lekë.

Në Shqipëri vaksinimi në mbrojte të Covid-19 nisi më 11 janar 2021. Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 1,816,580 doza të vaksinës ndaj Covid-19. Deri në mesin e muajit tetor sipas Ministrisë të Shëndetësisë prej tyre 845,877 qytetarë i kanë kryer të dy dozat e vaksinës apo 29,8% e popullsisë.

Sa mjekë janë trajtuar me bonus mjekësor

Rreth 44 milionë lekë janë shpenzuar në 4 mujorin e parë të 2021 për trajtimin me bonusin e Covid-19 të personelit mjekësor. Për periudhën janar-prill janë trajtuar me bonus 341 personel mjekësor dhe jo mjekësor. Sipas raportit të monitorimit financiar për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për 4 mujorin e I-rë të vitit 2021, kostoja në fund të periudhës për secilin llogaritet në vlerën 129,000 lekëve.

Në 2020 në periudhën janar-prill janë trajtuar me bonusin e Covid-19 rreth 270 të punësuar si personel mjekësor dhe jo mjekësor. Shpenzimet për trajtimin me bonus në valën e parë të pandemisë arritën 76,4 mln lekë me kosto për çdo anëtar të stafit mjekësor apo jo-mjekësor në vlerën 283,200 lekë.

Për 60 mjekët dhe infermierët e dërguar jashtë shtetit vjet janë shpenzuar 18,4 milionë lekë me një bonus prej 307,000 lekë për secilin. Në fillim të pandemisë Ministria e Shëndetësisë parashikoi të shpenzonte 30 milionë lekë për dhënie bonusi, nëse do të dërgonte 1,150 mjekë dhe infermierë jashtë vendit. Parashikohej që kostoja për njësi sipas planit të rishikuar të ishte 26,000 lekë./Monitor

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“U trondita kur i pashë në faqe +18!”/ Zbardhet dëshmia e Adrian Hilës: Kamerat i vendosa për… Ka qenë me dëshirën e palëve

23:02 / October 1, 2026

Kompozitori Adrian Hila në Policinë e Tiranës, po merret në pyetje nga Krimet Kibernetike

22:20 / October 1, 2026

Rama publikon foton me presidentin amerikan Donald Trump dhe ironizon: Ndoshta s’del që është AI

21:37 / October 1, 2026

Tragjedi, 8 studentë mbyten në det gjatë një ekskursioni

21:16 / October 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.