Mjeku Tritan Kalo ka dhënë një mesazh për gjithë shqiptarët lidhur me procesin e vaksinimit ndaj COVID-19 dhe ndikimin e politikës shqiptare.

Kalo thotë se çdo vaksinë është e mirëpritur në Shqipëri pasi po përdoren kudo në botë si ato perëndimore dhe ato lindore, dhe rezultojnë thuajse të barazvlefshme në mbrojtjen e jetëve të qytetarëve.

Ai thotë se politika po përçan edhe në këtë drejtim dhe shqiptarët duhet të mos bien më pre e kurtheve politiko-ekonomike të globalizmit

MESAZHI NGA TRITAN KALO

Kohë kovidiane…. 6.04.2021….Përsëri të përçarë edhe në “luftën ndaj armikut të padukshëm jetëlëndues dhe jetëmarës”, Pandemisë nga infeksioni viral i Sars- Cov2/Covid-19….Jemi jo më shumë se 7.000.000 milionë bashkëkombas në Trevat Arbërore të 28.12.1912….Edhe një jetë e humbur është shumë për një popull, një Komb si i yni….NUKU e kemi lluksin të hymë në spiralen e një “lufte të re të ftohtë”, e cila qartazi përvijohet këto kohë të kësaj “flame mbarëbotërore”…..MHD(Maskë, Higjenë dhe Distancim) po e kanë të pamundur t’i ndalin vrullin dallgëve të kësaj Pandemije….Vaksinat anti-Covid19, janë një armë e fortë në duart tona për të shpëtuar jetë njerzish dhe për t’i hapur pak nga pak poret e oksigjenimit të jetës sonë socio-ekonomike, pas pothuajse 15 muajsh “hypoksie” të tyre….ATO janë të mezipritura e të mirëseardhura për Shqiptarët që gjallojnë këndej dhe andej Drinit….NUKU jemi përsëri si pas 7.07.1977, kur pas botimit të artikullit të “Zërit të Popullit” mbi teorinë e tre botëve i treguam munxat Republikës së Kinës, e cila bujarisht po ndërtonte qindra e qindra vepra industriale dhe jo vetëm, për të rritur mbrothësinë tonë si shqiptarë….Vitet që vijuan këtë prishje të madhe e treguan qartazi idiotësinë e artikullshkruesve dhe të dishepujve të tyre, si dhe theqafjen socio-ekonomike të Republikës së Shqipërisë…..Enverizmi si frymë dhe enveristët si individë në këtë dhe atë të anë të Drinit ende frymojnë dhe janë aktivë, për të përftuar kredi për politikbërjen e tyre por njëkohësisht edhe për dëmprurjen përkundrejt ardhmërisë sonë socio-ekonomiko-politike si Komb….Vaksinat amerikane, kineze, ruse, engleze, suedeze, të cilat po përdoren kudo në botë, pak a shumë rezultojnë të jenë të barazvlerëshme në mbrojtjen e jetëve tona përkundrejt kësaj sëmundje shumëfytyrëshe e vrastare të Covid-19….LUM si ai dhe ATA/ATO, që shpejtazi mbrinë t’a kuptojnë këtë gjë, dhe mos të bijen pre e kurtheve politiko-ekonomike të Globalizmit….Mëritë apo qefmbetjet tuaja politike ju politiqenër shqipfolës lërini t’i diskutoni e sqaroni mes vedit në Tiranë, në Prishtinë, në Podgoricë apo në Shkup….Si Shqiptar, si Mjek, si Prind, si Atdhetar nuku mundet t’a gëlltis lugën e politikës suaj përçarëse, sidomos në këto kohë të vështira ekzistencialiste si Komb….Jemi një dhe të pandarë, jemi të gjithë Shqiptarë…. Together forever!!!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here