Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Valixhja e zezë fundos shoferin italian, ia hedh fajin shqiptarëve: Drogën do ia çoja atyre

11:24 / January 31, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 412 640x360 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Droga që kishte destinacion trafikantët shqiptarë ka fundosur një shofer italian. Drejtuesi i kamionit frigoriferik Massimo Fonnesu u ndalua nga policia financiare pasi brenda mjetit që ai drejtonte u gjetën 12 kg kokainë.

Ai është lënë në burg me vendim të gjyqtares Caterina Interlandi, ndërsa shoferi i cili përfaqësohej në gjykatë nga avokati Giuseppe Corda zgjodhi të mbrohej duke heshtur para togave të zeza.

Operacioni që solli arrestimin e tij nisi mëngjesin e të enjtes së kaluar në Isola Bianca kur u ankorua anija nga Livorno. Massimo Fonnesu u vu në pranga pas kontrollit në kamion ku u pikas një valixhe e zezë. Brenda saj ndodhej kokaina e pastër e ndarë në 12 copa nga 1 kg secila.

Shoferi 55-vjeçar deklaroi se nuk e dinte se çfarë kishte brenda valixhes ndërsa i tha policëve se kishte për t’ia dorëzuar atë disa shqiptarëve. Por askush nuk u paraqit në vendin e treguar për dorëzimin dhe kështu Fonnesu u akuzua për trafik droge.

Ai u kishte rënë në sy policisë që në fillim të aksionit për kontrollin e anijes pasi u përpoq të largohej. Përpjekja e tij rezultoi e dështuar sepse teksa efektivët po kontrollonin dokumentacionin, qentë e anti-drogës Betty, Oliver dhe Daff nisën të nuhasin duke treguar me shenjë nga brenda kamionit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Senati amerikan hap rrugën për votimin e Eric Wendt si ambasador në Shqipëri, ish-ushtaraku zbardh prioritetet

16:20 / July 31, 2026

Vapa ekstreme godet Evropën, 41 gradë, mungesë uji, rrezik zjarresh dhe alarm për energjinë

15:51 / July 31, 2026

GJKKO zbardh vendimin për lirimin e Ilir Beqajt

14:50 / July 31, 2026

Emërimi i Jola Hysës në krye të Agjencisë së Turizmit, Berisha: Korruptimi dhe rrënimi i opozitës, politikë e Ramës

13:58 / July 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.