Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Valteri ngre alarmin për emigrantët sirianë: T’i mbledhim në kamp, po bëhen pjesë e bandave në Shqipëri

11:25 / October 22, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
halit valteri
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti opozitar Halit Valteri ka ngritur këtë të enjte në seancën plenare një shqetësim në lidhje me emigrantët që vijnë nga Lindja e Mesme, më konkretisht nga ata sirianë.

Valteri u shpreh se këta refugjatë shpeshherë bëhen pjesë e bandave kriminale dhe kanë krijuar shqetësim për banorët në Tiranë, Durrës dhe zonat përreth.

Deputeti bëri thirrje që emigrantët të mblidhen në një kamp ose shteti jonë t’u mundësojë ushqime dhe veshmbathje. Për Valterin kjo çështje nuk duhet lënë në heshtje dhe shton se me ardhjen e emigrantëve shtëpitë e shqiptarëve rrezikohen, ndërsa jetët tona nuk janë më të qeta.

“Dua të ngre një shqetësim që mjaft qytetarë po adresohen tek ne. Emigrantët sirianë, apo emigrantë të vendeve të Lindjes janë bërë problematikë shumë e madhe, e rrugëve të qytetit tonë ose Durrësit dhe zonave përreth ku shpeshherë bëhen pjesë e grabitjeve, pjesë e shqetësimeve të banorëve, ku shpeshherë bëhen objekt trafikimi nga grupe të ndryshme apo bëhen edhe pjesë e bandave në vendin tonë. Problemi i duhet adresuar ministrisë së brendshme që duhet të bëjë diçka patjetër këta njerëz ose t’i mbledhin në kamp ose t’u mundësojnë minimalisht ushqim ose veshmbathje. Ata vendin tonë e përdorin tranzit për të kaluar drejt Europës. Nuk duhet ta lëmë në heshtje siç po rri kjo çështje sepse realisht shtëpitë tona rrezikohen nga këto lloj grupesh dhe jetët tona nuk janë më të qeta siç ishin para se të vinin në vendin tonë”, tha Valteri.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kryeministri Rama sot takim me ministrat e drejtuesit politikë/ Në fokus të diskutimeve ‘Besa’ dhe bashkëqeverisja

08:02 / August 28, 2026

Blushi: Ilir Metës i ndalohen takimet me deputetët, po i cënojnë edhe ushqimin

16:49 / August 27, 2026

Grida Duma thyen heshtjen dhe rrëzon thashethemet e verës për zv.Kryeministre

15:10 / August 27, 2026

Spahiu: “Flamingot” i kanë bërë një nder Shqipërisë, që kanë larguar Berishën për 3 muaj nga bulevardi

17:20 / August 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.