Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Vangjel Tavo “ultimatum” Kryemadhit: Nëse nuk kthehen këto institucione largohem nga politika

10:38 / March 14, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tavo monika gjirokaster
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kandidati për deputet të LSI në qarkun e Gjirokastrës që kryeson edhe listën në këtë qark, Vangjel Tavo deklaroi sot gjatë një takimi me kryetaren e LSI Monika Kryemadhi se do të largohet nga politika nëse pas 25 Prillit nuk rikthehen në Gjirokastër, institucionet e hequra me vendim të qeverisë socialiste.

Kryemadhi deklaroi se një gjë e tillë nuk ka për të ndodhur. Vangjeli u shpreh gjatë fjalës së tij se më 25 Prill, vota e qytetarëve do të jetë plebishitare kundër sektit të rilindjes për të mos e lejuar vendin të shkojë edhe më tej në greminë.

“Jam i bindur që njerëzit tashmë e kanë kuptuar që vota e tyre më 25 Prill do të jetë një votë plebishitare kundër sektit të rilindjes për të mos e lejuar më të shkojmë edhe më thellë në greminë. Në 8 vitet e qeverisjes së këtij sekti në Gjirokastër ka ndodhur një shpopullim dhe largimi I dhjetëra familjeve,. Kjo ka ndodhur si rezultat i papunësisë.

Si të mos mjaftonte kjo papunësia është rritur edhe më shumë në Gjirokastër duke hequr institucionet kryesore rajonale. Është larguar nga Gjirokastra drejtoria Arsimore, drejtoria e Arkivit. Ta largosh arkivin nga Gjirokastra dhe ta çosh në Lushnje unë e quaj një krim. Kanë marrë vendim për të larguar spitalin rajonal dhe për ta kthyer spitalin në një spital bashkiak.

Unë kërkoj mbështetjen tuaj nëse në parlament dhe në qeveri sepse Gjirokastra meriton të ketë të gjithë institucionet këtu dhe nuk kanë pse bredhin poshtë e larg. Me mbështetjen e të gjithë grupit të LSI unë do ta kërkoj fuqishëm kthimin e institucioneve ndryshe Vangjeli do largohet nga politika”, u shpreh Vangjeli.

vangjel tavo
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.