Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Vapa “deh” shoferët! Eksperti: Përse shtohen aksidentet në verë. Shqiptarët nuk dinë të ecin në rrethrrotullim

21:13 / June 4, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
eksperti
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Me ardhjen e sezonit veror kemi dhe një rritje të numrit të aksidenteve rrugore. Ky është një fenomen që ndodh çdo vit në vendin tone dhe ka disa arsye për të ky numër rritet. Eksperti Gëzim Hoxha tregon disa nga faktorët që çojnë në aksidente rrugore, ku një ndër faktorët kryesorë është pakujdesia e drejtuesve të automjeteve.

“Një ndër faktorët që influencon, janë temperaturat e larta, që është vapa edhe gjendja e përgjumur e drejtuesve të mjetit. Pra drejtuesit e mjeteve për shkak të dëfrimeve që bëjnë, tejkalojnë oraret e pushimit të tyre, qëndrojnë gjate gjithë natës zgjuar dhe në mëngjes duan të udhëtojnë, pra ata harrojnë se nuk mund të udhëtohet në gjendje të përgjumur, dhe për rrjedhojë shkojnë përplasen me mjetet dhe humbasin jetën. Po kështu është dhe një shkujdesje tjetër, përdorin pije alkolike. Mjaft drejtues automjetesh janë konstatuar me përdorim të pijeve alkolike si rezultat i festimeve që bëjnë në këtë periudhë dhe sebepeve të ndryshme që kanë, sepse vera ka shumë dasma, ka shumë fejesa, ka gjëra të tilla, evente të gëzueshme,dhe natyrisht këto pastaj kthehen në fatkeqësi për ata që nuk zbatojnë rregullat dhe tejkalojnë oraret e gjumit. Mungesa e kujdesit nga ana e drejtuesve të mjetit, të cilët janë të pakujdesshëm kur drejtojnë automjetin. Drejtuesit e mjeteve që kemi ne janë të pakualifikuar. Hyjnë në rrethrrotullim, i gjithë rrethrrotullimi është i ngatërruar, për shkak se drejtuesit e mjeteve nuk dinë te qarkullojnë nëpër rrethrrotullime dhe kjo sjell pastaj atë pasoje që shpeshherë krijojne konflikt edhe krijojnë përplasje midis automjeteve”, shprehet Gëzim Hoxha.

Sipas Hoxhës, veç numrit të aksidenteve, ne vendin tonë janë dhe disa akse problematike, në të cilat aksidentet janë më të shpeshta.

“Intensiteti më i madh i lëvizjeve të automjeteve është rruga Tiranë-Durrës këtu ka dhe aksidente, ka rruga Fushe-Kruje -Shkodër, edhe kjo ka shumë aksidente, kjo edhe për shkak të përmasave të saj edhe të sinjalistikës. Tani po behet bypassi i Fierit, mendoj se do të lehtësohet qarkullimi. Këto janë rrugët që kanë qenë më problematike gjate këtyre viteve, mesatarisht”, thotë eksperti.

Eksperti thekson se krahas faktorëve, gjatë sezonit veror, janë edhe disa masa konkrete qe merren për të ulur numrin e aksidenteve rrugore.

“Freskohet herë pas here sinjalistika rrugore, realisht. Vendosen gardielat mbrojtëse, muret metalik mbrojtës, policia bën plan masash te intensifikuar sepse ka shpesh herë bllokime trafiku dhe policët qëndrojnë me orë të tëra në temperatura shumë të larta realisht ose në shira të rrëmbyeshëm, pra ka një volum pune te madhe nga ana e policisë që bëhet në këtë periudhë, bëhet punë”, thekson Hoxha.

Ndërkohë sa i përket qyteteve bregdetare me numrin më të lartë të aksidenteve në sezonin veror, Durrësi mban vendin e parë, për shkak të intensitetit të lartë të lëvizjeve, si një pikë kyçe e lidhjes me zonat bregdetare, veçanërisht jugun e Shqipërisë. 

eksperti rrethrrotullim shoferet vapa
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026

Dy të plagosur me lëndë plasëse në Përmet, njëri në gjendje të rëndë, dyshohet aksidentale

13:35 / June 3, 2026

Procesi ndaj grupit të Laert Haxhiut/ Dëshmon “Noizy”, sqaron zanafillën e konfliktit me “Cllevion”: Është i fiksuar me mua…

12:34 / June 3, 2026

Dhunuan protestuesin në Zvërnec, arrestohen edhe dy punonjës të tjerë të policisë private

12:10 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.