Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Varësia nga droga e alkooli/ Ballkani mbi mesataren botërore, ja si renditet Shqipëria

21:04 / April 2, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
alkol
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Përdorimi i drogave dhe alkoolit është një problematikë që ka prekur shumë shoqëri. Përqindja e personave që vuajnë nga çrregullimet në përdorimin e drogave dhe alkoolit në vendet e rajonit është më e lartë se mesatarja botërore. Në Shqipëri, ajo përllogaritet 2.33%, duke u renditur pas Malit të Zi dhe Bosnjës, e cila mban rekordin në rajon për përqindjen më të lartë.

Në Bosnjë-Hercegovinë, përqindja e individëve që kanë çrregullime me përdorimin e drogave dhe alkoolit është 3.53%, ndërsa në Malin e Zi, rreth 2.47%.

Shqipëri dhe Serbia janë në të njëjtin nivel, me një diferencë shumë të ngushtë, respektivisht 2.33 dhe 2.32%.

5ca3a285b13e6varesia

Maqedonia ka nivelin më të ulët, ku sipas të dhënave të publikuara nga Our World in Data, përqindja e individëve që vuan nga varësia e drogave dhe alkoolit është 2.27%.Përhapja e çrregullimeve të përdorimit të substancave (alkool dhe drogë) është më e lartë në Europën Lindore dhe Shtetet e Bashkuara, me një përhapje të çrregullimeve me 5-6% të popullsisë.

Kjo do të thotë se 1 në 20 individë atje vuan nga varësia prej substancave. Në Europën Perëndimore dhe Qendrore, Amerikës së Veriut dhe të Jugut dhe Oqeanisë, kjo përhapje zakonisht varion nga 2-5%. Në Afrikë, Lindjen e Mesme dhe Azi, përhapja zakonisht është më e ulët në 1-2%. Kur krahasojmë ndërmjet gjinive çrregullimet e përdorimit të substancave, janë më të përhapura te meshkujt sesa femrat.

Është vlerësuar se rreth 164 milionë njerëz në botë kanë një çrregullim të përdorimit të alkoolit ose drogës.

Varësia e përdorimit të alkoolit ose drogës përcaktohet nga Klasifikimi Ndërkombëtar i Sëmundjeve si prania e tre ose më shumë treguesve të varësisë për të paktën një muaj brenda vitit. Pirja e duhanit nuk është e përfshirë në këtë përqindje./ Monitor


5ca3a3158c1fcvaresia1


alkooli Droga
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.