Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Varhelyi: Duhet të hapen negociatat me Shqipërinë dhe RMV-në

10:21 / December 7, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
varley
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kredibiliteti i cënuar i BE-së kërkon urgjentisht të zgjidhet kontesti midis RMV-së dhe Bullgarisë, vlerëson Komisioneri i BE-së për Zgjerim, Oliver Varhelyi. Ai në Forumin Ballkanik të Sofjes ka potencuar se pret që gjatë këtij muaji të nisin negociatat me RMV-në dhe Shqipërinë.

“Anulimet e fundit patën impakt negativ në rritje në kredibilitetin e BE-së. Unë vet u angazhova dhe i inkurajova Bullgarinë dhe RMV-në të arrijnë zgjidhje dhe t’i japin fund debatit dhe të jenë të aftë të zhbllokojnë procesin në Këshill. Na duhet një mesazh pozitiv për rajoni”, Varhelyi.

Për emisarin e posaçëm të vendit, Vlado Buçkovskin, periudha e ardhshme paraqet një shans të artë për të zgjidhur kontestin midis dy vendeve. Deklaratat e politikanëve bullgar i vlerëson si optimiste.

“Mesazhet e javëve të fundit që vijnë nga Sofja, bënë që atmosfera edhe në Shkup të jetë më optimiste. Kontesti ynë tashmë nuk është dypalësh, por edhe rajonal. Jo vetëm për problemin që për shkak të neve dhe juve, pa pikë faji e ka Shqipëria, por për shkak se nacionalizmi po frymon në Ballkanin Perëndimor”, ka deklaruar Buçkovski.

Koalicioni fitues në Bullgari në konsultimet e së Hënës me Presidentin Radev nuk ka bërë të ditur se çka planifikon për kontestin me RMV-në. Radevi ka kërkuar mendim për zgjedrimin e BE-së, por Petkovi dhe Vasilevi nuk kanë dhënë qëndrimin e tyre.

“Në asnjë mënyrë nuk ka ndarje të politikave, për të cilat do të kishte “linja të kuqe”. Nuk ka gjëra të tilla, por ka tema që për momentin nuk jemi të sigurtë se do të ishin zgjidhje e drejtë. As për RMV-në s`ka linja të kuqe”, ka deklaruar Petkov.

Sipas paralajmërimeve, me Ministrinë e Jashtme bullgare pritet të udhëheq partia “Ka një popull të tillë”, me Dimitar Gardevin, i cili paraprakisht kishte deklaruar se Bullgaria nuk vendos asnjë parakusht për RMV-në.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksion i policisë në Tiranë, vihen në pranga 8 të kërkuar për krime të rënda, armë, drogë dhe vjedhje

15:26 / September 24, 2026

Ministri Demo në ‘Future Tech 2026’: Identiteti biometrik, infrastrukturë kritike për sigurinë e shtetit

13:50 / September 24, 2026

Kalohet direkt votim/ Miratohet pjesëmarrja e FA në Gaza, kryetari Peleshi mbyll para kohe seancën e sotme

13:45 / September 24, 2026

Presidenti Begaj takim me Demon, Hitën dhe kreun e komanduar të SHISH: Diskutime për çështje të aktualitetit

12:56 / September 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.