Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

“Varianti Amazon” i COVID zbulohet në Brazil/ Është tri herë më ngjitës. Ministri: Vaksinat kanë…

10:19 / February 12, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
amazon
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një variant i ri koronavirusit është identifikuar në Amazon. Al Jazeera shkruan se ky lloj mutacioni mund të jetë tre herë më ngjitës se sa mutacionet e tjera. Ndërkohë që sipas analizave të kryera deri tani vaksinat janë ende efektive kundër tij.

Ministri i Shëndetësisë së Brazilit Eduardo Pazuello e konfirmoi këtë lajm në mbeldhjen e qeverisë braziliane. Ai tha se lajmi i mirë është efikasiteti i vaksinave kundër këtij mutacioni.

“Falë Zotit, ne patëm një lajm të qartë nga analiza se vaksinat ende kanë një efekt kundër këtij varianti. Por është më ngjitëse. Sipas analizës sonë, është tre herë më ngjitëse,” tha Pazuello.

Mutacionet e Covid-19 janë zbuluar gjatë dhjetorit të vitit të kaluar. Deri tani janë zbuluar shumë raste mutacionesh ndërkohë që ndër më të rrezikshmit janë të Afrikës së Jugut dhe të Anglisë.

Brazili filloi imunizimet me vaksinat nga Sinovac të Kinës dhe AstraZeneca e Britanisë së Madhe, rreth tre javë më parë.

Instituti Butantan në Sao Paulo, i cili ka bashkëpunuar me Sinovac për të testuar dhe prodhuar vaksinën kineze, tha në një deklaratë se kishte filluar studimet në lidhje me variantin Manaus, por nuk do të kishte një përfundim për dy javë.

Ndërsa qendra biomjekësore Fiocruz në Rio de Janeiro, e cila bashkë me AstraZeneca kanë bashkëpunuar për të mbushur dhe përfunduar dozat e vaksinës së saj të zhvilluar me Universitetin e Oksfordit, tha se po studion efikasitetin e saj kundër variantit Amazon, ka dërguar mostra në Oksford dhe po pret rezultatet.

I vendosur thellë në pyjet e Amazonës, Manaus është goditur rëndë nga një valë e dytë brutale e rasteve që ka bërë që shërbimet e urgjencës të arrijnë deri në pikën kritike.

Spitalet e qytetit kanë përfunduar rezervat për oksigjen në janar, duke bërë që qeveria federale të dërgonte furnizime nga i gjithë vendi në një përpjekje për të shpëtuar njerëzit nga mbytja deri në vdekje.

Presidenti Jair Bolsonaro e ka minimizuar vazhdimisht rrezikun nga virusi vdekjeprurës. Administrata e tij është akuzuar gjithashtu se ka vepruar ngadalë në marrjen e vaksinave, duke vonuar kështu përhapjen e vaksinimeve.

amazon covid
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shoqëroi i pari Ivankën dhe Kushner në Shqipëri, Auron Tare: Nuk e dinin ku i binte Sazani dhe Zvërneci

22:41 / June 4, 2026

Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen 5 kërkesat e “grupit nismëtar”

22:05 / June 4, 2026

Harmoni mes projektit dhe natyrës/ Arkitekti i kontraktuar për Zvërnecin, në Tiranë mes 600 arkitektëve botërorë

21:01 / June 4, 2026

Tabaku: Protesta kundër një sistemi që ndryshon ligjet për pakicën dhe përjashton shumicën

20:41 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.