Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Varianti Omicron, Alimehmeti: Origjina nga minjtë

23:31 / January 6, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
alimehmeti
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shifrat e larta të infektimeve nga COVID-19 ditët e fundit në vendin tonë kanë ngritur “alarmin”, por epidemiologu Ilir Alimehmeti tregoi se pavarësisht se Omicron ka “pushtuar” Shqipërinë, me rëndësi ka numri i të shtruarve në spital dhe ai është i ulët.

“Omiron ka hyrë në vendin tonë, nuk mund të themi sa % rasteve janë Omicron dhe sa delta, por atë që ka bërë në Evropën perëndimore do ta bëjë edhe në atë lindoren. Kjo ka filluar që në dhjetor. Omicron po dominon, nuk ka diskutim. Shifra më e rëndësishme, ka qenë dhe mbeten ajo spitalore, ne ajo na intereson, numri i të shtruarve, tani është 107.

Doktori i ftuar në “Repolitix” tha se infektimi me Omicron do të bëhet i pashmangshëm në javët në vazhdim për shkak të transmetueshmërisë së lartë që ka. Ai shtoi se me rëndësi është fakti që ka një rrezik më të ulët në krahasim me variantet e tjera.

“Ky virus është thuajse i pashmangshëm. E zorshme të ruhemi. Me këtë variant, nuk bllokojmë dot transmetueshmërisë. Fatmirësisht është më pak i rëndë dhe më pak vdekjeprurës. Është një virus që po transmetohet kudo, por flasim për një virus që i ngjason më shumë gripin dhe risku për në spital është më i ulët”, u shpreh ai.

Doktori saktësoi se përveç testit, nuk asnjë mënyrë tjetër për të dalluar virozat stinore nga varianti Omicron.

“Përveç testit nuk kuptohet ndryshe. Të gjitha simptomat ngjajnë shumë me virozat. Ka temperaturë, dhimbje koke, dhimbje trupi dhe gryke. Omicron hynë te njeriu dhe jep direkt efektet.”, u shpreh ai.

Në fund të emisionit, Alimehmeti dha një mesazh pozitiv, se pandemia është në xhiron e fundit të maratonës dhe se pranvera do të na gjejë jashtë fazës akute, pasi shumica do të jenë ekspozuar ndaj Omicron.

“Po shkojmë drejt fundit të pandemisë. Virusi nuk zhduket do të vijojë, por fazës akute të pandemisë, duket se po i vjen fundit. Nuk është një sprint është një maratonë. Unë do të shtoja se këto janë xhirot e fundit të maratonës. Ky variant do të gjej çdo xhep që nuk ka infektuar më parë. Pranvera ndoshta do të na gjejë, jashtë fazës akute, pasi shumica dërrmuese do të jenë ekspozuar ndaj tij.”, tha ai.

Ndërkohë që doktori për herë të parë tregoi se nga studimet e fundit flitet se Omicron e ka origjinën e ka nga minjtë dhe ka kaluar nga ata tek njeriu.

alimehmeti Omicron varianti
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dyfishohen pagesat për fëmijët me aftësi të kufizuara, njihen kontributet për 14 mijë ndihmës personalë

09:53 / July 9, 2026

Studimi i Harvardit: Vitamina D mund të ngadalësojë plakjen biologjike!

22:19 / July 3, 2026

Akulloret “zbulojnë” migrenën, dhimbjet që shkaktojnë tek disa persona janë sinjal për ata që vuajnë nga dhimbjet e kokës

16:01 / June 14, 2026

Vera ka ardhur, ja perimet që i bëjnë më shumë mirë organizmit

21:38 / June 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.