Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Vasilika Hysi: Mjaft më duke promovuar modelet e dhunshme dhe pa vlerë në shoqëri

19:12 / March 1, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vasilika
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Vasilika Hysi*

A mjafton të shprehim ngushëllimet për viktimat e krimit sa herë që kryhet një krim?!

Boll më!

Ngjarjet e sotme treguan edhe njeherë se vrasja e grave (femicide) është një krim i rëndë që mund të ketë një ekzekutor, por shumë përgjegjës.💔

Aktet e dhunës që qarkulluan këto ditē në rrjetet sociale, mungesa e modeleve pozitive të prindërimit dhe edukimit në shumë familje, promovimi dhe nxitja e dhunës kudo, prodhojnë dhunë dhe një shoqëri të dhunshme.

⛔Mos kërkoni më të ndryshohet kodi penal, sepse dënimet penale janë të rënda; për vrasjet në familje ligji parashikon dënim me burgim të përjetshëm!

📢 Ligjet janë, ato duhet njohur dhe zbatuar nga të gjithë me korrektësi!

✅“Të shkundemi” të gjithë dhe t’i kthehemi familjes dhe edukimit të fëmijëve;

✅ Të skanohen familjet me probleme sociale dhe që nuk prindërojnë pozitivisht, të mbështeten dhe fuqizohen ato;

✅Të parandalojmë dhe të luftojmë diskriminimin ndaj vajzave që në moshat e hershme, në familje, shkollë, shoqëri, nē çdo mjedis;

✅Dënimi me burgim i autorit nuk nënkupton gjithnjë rehabilitimin e tij;

✅ Viktimat nuk mund të vijojnē të ndihen të pasigurta edhe pas dënimit të autorit;

✅ Dënimi penal për krimet e femicidit duhet të jetë në proporcion me rrezikshmërinë e madhe të këtyre veprave penale;

✅Uljet e dënimit për burrat dhe djemtë që vrasin gra dhe vajza nuk mund të justifikohen;

✅Vlerësimi i politikës penale kundër femicidit dhe efektiviteti i saj duhet të jetë sistematik;

✅ Figurat publike duhet të promovojnë gjuhë miqësore, respekt për gratë dhe vajzat dhe të distancohen nga gjuha dhe sjelljet diskriminuese;

✅ Dhuna në çdo formë të saj dhe diskriminimi gjinor nuk mund të promovohen në media dhe në rrjetet sociale.

⛔Mjaft më duke promovuar modelet e dhunshme dhe pa vlerë në shoqëri!

*Ish-deputete e PS-së, pedagoge në Fakultetin e Drejtësisë. Është propozuese e shumë ndryshimeve dhe përmirësime në Kodin penal, në ligjin e ndihmës juridike, në ligjin për të drejtat dhe trajtimin e personave të dënuar, për mbrojtjen me të mirë të të drejtave të grave. Gjithashtu ka qënë antare e komisionit për Reformën në Drejtësi.

masakra vasilika hysi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026

“Askush nuk më lëviz mua nga “istikami” që më kanë vendosur shqiptarët”/ Zvërneci, Rama: Nuk bisedoj me asnjë që është kurdisur

13:06 / June 3, 2026

Zvërneci/ Rama: SPAK hetim të pavarur dhe profesional për origjinën e pronës

12:53 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.