Një vatër zjarri është aktivizuar këtë të shtunë në Belsh. Flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të erës, duke djegur shkurre dhe pemë, ndërsa ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve.
Gjatë ditës, Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur se në 24 orët e fundit në vendin tonë janë shuar 10 vatra zjarri.
