Top Channel bën të ditur se janë konfirmuar dy raste të reja me koronavirus në Elbasan, raste që nuk kanë lidhje me njëri-tjetrin.
Bëhet fjalë për një shofer në një kompani ndërtimi dhe rasti tjetër një 84-vjeçare në fshatin Mengel. Nuk dihet ende historiku i tyre, ndërkohë që pritet përditësimi i të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë.
