Miralem Pjaniç dhe Barcelona duket se kanë një dëshirë të jashtëzakonshme për t’u bashkuar në sezonin e ardhshëm. Boshnjaku nuk ka gjetur veten në këtë sezon me trajnerin Sarri dhe beson se ka ardhur koha për një aventurë të re, ndërsa nga ana tjetër katalanasit kanë nevojë për një mesfushor që di të mbulojë mirë rolin e “regjizorit”. Mirëpo, nga kjo tratativë, Juventusi do të kërkojë të marrë maksimumin dhe të mos dalë duarbosh. Bardhezinjtë këmbëngulin për Artur, mirëpo dëshira e brazilianit mbetet për të mos lëvizur nga Spanja.
Në këtë formë, në opsionet e mundshme për Juventusin ka hyrë Osman Dembele. Italianët janë të gatshëm ta ndërrojnë Pjaniç me francezin, por jo duke e transferuar përfundimisht por vetëm me formulën e huazimit. Kjo për shkak se sulmuesi ka një talent të padiskutueshëm por gjendja e tij fizike lë për të dëshiruar, teksa dëmtimet nuk po e lejojnë të bëj hapin e madh në karrierë.
Por, italianët kërkojnë të shmangin transferimin përfundimtar edhe për shkak se Dembele i skadon kontrata me Barcelonën në vitin 2022 dhe në vitin e ardhshëm do të përfitonin një skonto të madhe. Tashmë, mbetet për t’u parë nëse katalanasit do ta pranojnë idenë e këtij shkëmbimi mes Pjaniç dhe Dembele
