Për vdekjen e të riut në duart e Policisë së Shtetit, kryeministri Edi Rama thotë se opozita akuzon uniformat blu që të nxjerrin njerëzit në protesta. Sipas Ramës, Lear Kurti nuk ka shenja dhune në trup, por që kërkon përfundimin e hetimeve për këtë ngjarje që është e veshur me mister.
“Akuzojnë policinë se ka vrarë një djalë të ri. Në mënyrën më korrekte, më serioze, më dinjtioze policia ka pezulluar personat që mos të jenë të përfshirë në asnjë lloj procesi, është ngarkuar agjencia përkatëse, është mjekësia ligjore që bën punën e vet, nuk ka asnjë shenjë që të ketë qenë ndonjë gjë e bërë me të keq dhe gjithsesi të gjithë presim përfundimin, autopsia raporti i mjekësisë ligjore e me radhë.
Por çfarë lloj qeniesh janë këta që ju dalin njerëzve si gogol në ekranet e televizorëve ku ju e shikoni megjithëse flasin për një regjim që kontrollon gjithçka, ne s’kontrollojmë asgjë, se ato ekrane janë ekrane në një barrikadë kundër qeverisë për arsye të pronarëve të tyre, e vrau policia, se dua ta lidhin në psikologjinë e njerëzve me atë tmerrin e madh që ishte në të rast një tmerr i vërtetë të të ndjerit Klodian Rasha dhe duan ti nxjerrin njerëzit rruge”, tha Rama.